E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kreu i Sarajit e ka informuar ambasadorin Riker me të gjitha aktivitetet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo Komunë. Të dy bashkëbiseduesit kanë folur dhe kanë shqyrtuar mundësitë për investime amerikane në territorin e kësaj komune.
Ambasadori Riker vizitoi Komunėn e Sarajit










Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti në zyrat e tij ka pritur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, z. Filip Riker.

Kreu i Sarajit e ka informuar ambasadorin Riker me të gjitha aktivitetet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo Komunë. Të dy bashkëbiseduesit kanë folur dhe kanë shqyrtuar mundësitë për investime amerikane në territorin e kësaj komune.

”Falenderova zotin Riker për premtimin që mbajti për të vizituar komunën tonë. Diskutuam për shumë cështje , shqyrtuam mundësitë për të investuar në Komunën e Sarajit. Me pozitën e vet të shkëlqyer gjeografike Komuna e Sarajit, mund të jetë tërheqëse dhe atraktive edhe për investitorët amerikan .”ka thënë kreu i Sarajit.

Kryetari Bexheti e ka njoftuar mbasadorin Riker edhe me bukuritë natyrore që posedon Komuna e Sarajit.Ambasadori Riker ka falenderuar numrin një të Sarajit , duke iu uruar fitoren absolute që kori në zgjedhjet lokale të këtij viti.

”Isha ketu para zgjedhjeve dhe bëmë marrëveshje për të pasur zgjedhje të lira dhe te qeta. Ashtu sic pata premtuar se do të vij pas mbajtjes së zgjedhjeve , sot jam këtu për ta uruar Blerim Bexhetin për fitoren si dhe kandidatët e tjerë për kontributin e dhënë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të qeta.

Zgjedhjet e kaluara lokale ishin të suksesshme. Sot patëm një mundësi të mirë që të flasim për sfidat edhe pse është shumë herët, por jam i kënaqur që të gjithë kandidatët janë së bashku për të ofruar ide dhe për ta ndihmuar kryetarin e komunës i cili tani ka shumë punë për të bërë, potencoi ambasadori Riker.

Vizita e Ambasadorit amerikan ishte në vazhdën e cikleve të vizitave të cilat Riker ua bën komunve.

Publikuar: 11.09.2009 | 10:45
Lexuar: 962 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime