E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke e ditur se shoqëria shqiptare në Maqedoni, një ndër plagët më të rënda nga e kaluara kishte sferën e arsimimit - edhe atë thuajse në të gjitha shkallët e saj - ishte dhe është e nevojshme që këto plagë të shërohen kujdesshëm dhe me përgjegjësi
Rrėnuesit e ardhmėrisė sonė










Nga Abdilaqim Ademi

Një nga fitoret më të mëdha në betejën politike të shqiptarëve të Maqedonisë gjatë dekadës së fundit, një ndër vlerat më të mëdha që i solli me vete Marrëveshja e Ohrit, pa dyshim se është edhe decentralizimi i shtetit. Andaj edhe procesin e decentralizimit të shtetit, shqiptarët e pritën si mundësi që të bëhen pjesëmarrës të drejtë për drejt në vendimmarrjen për zhvillimin e mjedisit ku jetojnë dhe për të vendosur të ardhmen e tyre. Pra, decentralizimi kishte domethënie jetike për shqiptarët e Maqedonisë dhe të gjithë ata që jetojnë në këtë shtet.

Poashtu iu përkushtua përparësi e veçantë sjelljes së Ligjit për decentralizimin e shtetit dhe fillimin e këtij procesi, i cili do mundësonte që të fitohet edhe beteja e dytë jetike e shqiptarëve të Maqedonisë: ajo në sferën e arsimimit, ku do korrigjoheshin gabimet e së kaluarës dhe vetë organet komunale do përcaktonin dhe do te mbanin përgjegjësi për arsimimin e gjeneratave të reja nga e cila do te varet ardhmëria jonë kolektive.

Pra, duke e ditur se shoqëria shqiptare në Maqedoni, një ndër plagët më të rënda nga e kaluara kishte sferën e arsimimit - edhe atë thuajse në të gjitha shkallët e saj - ishte dhe është e nevojshme që këto plagë të shërohen kujdesshëm dhe me përgjegjësi. Apo, ato plagë të shërohen duke u nisur nga bindja se arsimimi i një populli është baza mbi të cilin mbështetet e ardhmja e tij, dhe se arsimimi kualitativ mbështetet mbi parimin se bankat shkollore të tetëvjeçareve dhe ato të shkollave të mesme, janë përcaktuese për fatin e mëtutjeshëm të atyre që nesër duhet të bëhen profesionistët që do çojnë përpara shoqërinë tonë.

Duke u nisur nga kjo e vërtetë, është e palejueshme që shkollat në gjuhën shqipe të përdoren për beteja ndërpartiake, që nxënësi shqiptarë qysh në klasat e ulëta të arsimimit të tyre të ndjejë mbi vete peshën e përkatësisë partiake. Andaj, nëse deri dje kishim nevojë për më shumë shkolla të mesme në gjuhën shqipe dhe luftonim që fëmijët tanë të mësojnë në gjuhën amtare në të gjitha shkallët e arsimimit të tyre, SOT kemi nevojë që vatrat tona arsimore t’i pastrojmë nga ndikimet e politikës së ditës.

Pra sot duhet ta fitojmë betejën në luftën që vlerat profesionale të atyre që arsimojnë gjeneratat e reja, të jenë përcaktuese për ata që do punësohen e do drejtojnë shkollat tona. Dhe këtë betejë do e fitojmë nëse strukturat e vendimmarrjes nëpër komuna e kuptojnë se politika e ditës e ka të ndaluar hyrjen nëpër shkollat ku mësojnë fëmijët tanë.

Procesi i depolitizimit të shkollave tona nuk duhet të lihet vetëm në duart e atyre që çdokund shohin hapësirë për revanshe partiake. Në betejën për depolitizimin e vatrave arsimore duhet të përfshihen edhe shoqatat e arsimtarëve, sindikata e punonjësve në arsim si dhe sektori civilë që është i ndërlidhur me këtë sferë.

Më në fund, arsimi i gjeneratave tona të reja është aq i rëndësishëm sa ai nuk guxon të bjerë viktimë e pastrimit të llogarive ndërpartiake, ai nuk duhet të lihet në duart e atyre që vlerë mbi të gjitha vlerat çmojnë librezën e partisë së tyre. Aq më shumë kur dihet se kuadrot arsimuese tani i kemi në numër të duhur, kur dihet se sfera e arsimit nuk duhet të shihet si mundësi për punësimin e të dëgjueshmëve partiak, por i atyre që kanë vlerat profesionale dhe njerëzore që të bëhen model për fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Andaj dukuritë negative që ndodhin kohëve të fundit nëpër shkollat tona, ndërrimet e nxituara partiake që bëhen në disa shkolla nëpër komuna të udhëhequra nga shqiptarët, rezultojnë me pakënaqësi dhe habi te qytetarët. Këto dukuri tregojnë se disa struktura politike shqiptare në Maqedoni, procesin e decentralizimit e kanë kuptuar vetëm si mundësi që të bëjnë partizimin edhe të shkollave në gjuhën shqipe. Gjë që mund të ketë pasoja të kundërta nga ato që i dëshirojnë shqiptarët e këtushëm, gjë që mund të merr kahje ku shqiptarët lejne përshtypjen se nuk dinë të dallojnë qfare është politik ditore dhe interes afatgjatë i mjediseve ku ata jetojnë.

Veprimi shpirtngushtë partiak edhe në sferën e arsimit, i ngjajshëm me atë që praktikohet nëpër disa komuna tona, është shumë i dëmshëm për shoqërinë shqiptare në Maqedoni. Një veprim i tillë u shërben për mbulesë atyre që bëjnë çmos ta ngadalësojnë përfundimin e procesit të decentralizimit në Maqedoni, si dhe atyre që duan ta shfytyrojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe atë ta shndërrojnë në objekt grindjesh ndërpartiake shqiptare.

Një veprim i tillë në të vërtet shkon në favor të atyre që thonë se shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë kapacitet politikë as profesional të drejtojnë me bashkësitë e tyre vendore, e lere të drejtojnë shtetin. Andaj edhe duket i pakuptimtë dhe shumë irracional veprimi politik i disa kryetarëve të komunave të udhëhequra nga shqiptarët, e të cilët, ardhjen në krye të komunave e kanë kuptuar si mundësi që të ndërrojnë tërë administratën nëpër institucionet publike, që përpos drejtuesve të shkollave të përcaktojnë edhe ligjëruesit e lëndëve të ndryshme. Veprim i tillë i këtyre udhëheqësve komunalë, e kthen mbrapa një proces në të cilin u investua shumë vullnet dhe punë.

Andaj procesi i decentralizimit, mundësia që komunat të ndikojnë në kualitetin arsimorë duhet të shihet si mundësi që të gjithë të japin kontributin e tyre në përparimin dhe zhvillimin e komunës ku jetojnë. Arsimi nuk është betejë të cilën mund ta fitojë kjo apo ajo parti, por është diçka që u përket të gjithëve njëlloj, është veprimtari që përcakton fatin e fëmijëve tanë pa marrë parasysh se prindërit e tyre cilës partie i takojnë.

Kështu që çdokush që procesin e decentralizimit e kupton si mundësi për t’u bërë partizimi i shoqërisë shqiptare, çdokush që politikën e ditës e fut nëpër shkollat ku arsimohen gjeneratat tona të reja, ai jo vetëm që rrënon një ndër vlerat më të mëdha të Marrëveshjes së Ohrit, por ai rrënon edhe ardhmërinë e shoqërisë shqiptare në Maqedoni.

Autori është zv-Kryeministër i Maqedonisë

Publikuar: 11.09.2009 | 10:56
Lexuar: 882 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
mevludin (21/10/2009 01:53:04) me vjen shum mir zoteri kur i paskeni te njohur gjitha keto pun qe ndodhin tek shqiptaret e rrespektoj brengen tende. por ama mos harro se ne shqiptaret e shohim qimen para oborrit te kojshis e nuk e shohim elefantin para shtepis me per popullin shqiptar

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime