"Haier" është prodhuesja më e madhe e kompjuterëve në Kinë dhe njëra nga prodhueset më të mëdha botërore të kompjuterëve, derisa "Trivju" është njëra nga kompanitë më të mëdha koreanojugore për prodhimin e monitërve, televizorëve dhe televizorëve LCD.
Kompania kineze "Haier" në investim të përbashkët me "Trivju"-në koreanojugore, javën e ardhshme planifikojnë fillimin e ndërtimit të një fabrike të re në Maqedoni, kumtoi sot kryeministri Nikolla Gruevski i cili mori pjesë në takimin e Forumit ekonomik botëror në qytetin kinez Dalian.
"Haier" është prodhuesja më e madhe e kompjuterëve në Kinë dhe njëra nga prodhueset më të mëdha botërore të kompjuterëve, derisa "Trivju" është njëra nga kompanitë më të mëdha koreanojugore për prodhimin e monitërve, televizorëve dhe televizorëve LCD.
Gruevski nënvizoi se sipas informacioneve që i ka marrë Qeveria, fabrika fillimisht do të fillojë me prodhimin e monitorëve dhe televizorëve LCD, ndërsa pastaj edhe të kompjuterëve, ahtu që do tëketë pjesë nga programet e të dy kompanive. "Ky është rekomandim shum i mirë për kompanitë kineze kur prodhuesi më i madh i tyre i kompjuterëve "Haier" e ka zgjedhur Maqedoninë për destinim për Evropë, për shkak se ata nuk do të tpodhojnë vetëm për Maqedoninë. Ata praktikisht e zgjodhën Maqedoninë si bazë prej ku do të prodhojnë për tërë Evropën", theksoi Gruesvki.
Kryeministri i Maqedonisë sot në Dalian e vizitoi Zonën për teknologji t[ lartë ku u takua me ku u takua me dy zëvendësdrejtorë të zonës, Li Vei Min dhe Çuk Shi të cilëve ua prezantoi kushtet për investim në Maqedoni dhe përparësitë e zonave të lira ekonomike. Në Zonën për teknologji të lartë në Dalian ka 2.300 kompani në mesin e të cilave është edhe "Huallu-Panasonok elektro-informatikë LTD" të cilën sot e vizitoi edhe delegacioni i Maqedonisë.