E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Varësisht target grupit të shfrytëzuesve të kredive, ekzistojnë tri kategori kreditesh: krerdite për prodhim primar të bujqësisë - deri në 100.000 euro, kredite për përpunimin e prodhimeve bujqësore - deri në 500.000 euro, përveç për kapacitet e mullinjve/ ku është limiti deri në 200.000 euro dhe kredi për eksportin e prodhimeve bujqësore - deri 200.000 euro.
Rritet pėr 200 mijė euro limiti pėr kreditė nga Fondi diskont kreditor pėr bujqėsi










Limiti për kreditë nga Fondi diskont kreditor për bujqësi (FDKB) është rritur prej 300 mijë në 500 mijë euro, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.

Rritja, sqarojnë nga Ministria resore, është i karakterit kohor dhe me të u dalin në ndihmë kërkesave të bodrumeve të verës, përpunuesve të pemëve dhe perimeve, qumështit, mishit, këpurdhave, mëlmesave, barërave dhe prodhimeve me aromë për furnizimin e mjeteve të volitshme financiare për blerjen e lëndëve me prejardhje bujqësore dedikuar për përpunim.

Mjetet e kredive të Fondit diskont kreditor për bujqësi të cilat administrohen përmes Ministrisë së Financave me kushte të volitshme mund t'i shfrytëzojnë ekonomitë bujqësore të cilët kanë dorëzuar kërkesë për regjistrim në regjistrin e ekonomive bujqësore, ndërmarrje të vogla dhe të mesme të cilat merren me prodhim bujqsor primar, ndërmarrje të vogla dhe të mesme të cilat bëjnë përpunimin e prodhimeve primare bujqësore, si dhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme veprimtaria e së cilave është eksporti i prodhimeve primare bujqësore.

Varësisht target grupit të shfrytëzuesve të kredive, ekzistojnë tri kategori kreditesh: krerdite për prodhim primar të bujqësisë - deri në 100.000 euro, kredite për përpunimin e prodhimeve bujqësore - deri në 500.000 euro, përveç për kapacitet e mullinjve/ ku është limiti deri në 200.000 euro dhe kredi për eksportin e prodhimeve bujqësore - deri 200.000 euro.

Për kreditë përmes bankave të kyçura afariste, shkalla e kamatave është 4 për qind në nivel vjetor për kreditë e dedikuara për prodhim bujqësor primar dhe 5 për qind në nivel vjetor për kreditë e dedikuara për përpunim apo tregti. Për kreditë e plasuara përmes kursimoreve të kyçura, shkallët e kamatave arrijnë 6 për qind në nivel vjetor për kreditë për prodhim bujqësor primar dhe 6,5 për qind për kreditë e dedikuara për përpunim apo tregti. Në aktivitetet janë kyçur edhe NLB "Tutunska Banka", "Invesbanka", "Banka Komerciale", "Stopanska banka" Manastir, "Stater banka", "Stopanska banka" - Shkup, "UNI banka" dhe kursimoret "Mozhnosti" dhe FULM.

Për kreditë investuese afati i pagesës më së shumti është deri në 7 vite, grej periudha deri në 2 vjet me përjashtim edhe më gjatë, ndërsa për mjete kthyese deri në 3 vite me një vit grejs periudhë, me përjashtim edhe më gjatë.

Fondi i përgjithshëm në dispozicion i mjeteve likuiduese përmes FKBD për momentin është rreth pesë milion euro, ndërsa nga mjete tani më të plasuara fondi ripërtëritës në vit grumbullon pesë milion euro shtesë të cilat janë dispozicion të target grupeve.

Publikuar: 12.09.2009 | 21:50
Lexuar: 960 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime