"Ne fund të shtatorit nis edhe plotësimi i kontratave të para. Në fazën e parë janë përfshirë ato qeveri që kanë bërë kërkesën për furnizimin me vaksinë pandemike", tha Roland Xhafaj, përfaqësuesi i kompanisë në Shqipëri.
Përfaqësia e kompanisë farmaceutike "Glaxosmithkline" në Shqipëri konfirmon kontratën e nënshkruar me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë për të sjellë 300 mijë dozat e para të vaksinës kundër gripit te derrit.
Në fund të muajit shtator kjo kompani britanike pritet të hedhë në treg vaksinën e cila tashmë po testohet në Gjermani, SHBA dhe Kanada, në mbi 9 mijë persona.
Por ende nuk dihet nëse Shqipëria do të furnizohet me vaksinën që në fillimet e daljes së saj.
"Ne fund të shtatorit nis edhe plotësimi i kontratave të para. Në fazën e parë janë përfshirë ato qeveri që kanë bërë kërkesën për furnizimin me vaksinë pandemike", tha Roland Xhafaj, përfaqësuesi i kompanisë në Shqipëri.
Në Shqipëri deri më tani zyrtarisht është konfirmuar se me gripin e ri A/H1N1 janë infektuar 30 persona.
Xhafaj thekson se po testohet për efektet anësore që mund të japë në shëndetin e njerëzve por ndërkohe studimet klinike të bëra për vaksinën kundër virusit A H1N1 janë vlerësuar që në vaksinën kundër virusit H5 N1. Por gjithsesi kompania "Glaxos" vazhdon testimet që të mos ketë pikëpyetje mbi shëndetshmërinë e saj dhe aplikimin masiv.