Presidenti i Maqedonisë, në Berlin, përveç me nikoqirin e vet Keler, do të takohet edhe me përfaqësues të parlamentit dhe të Qeverisë gjermane.
Shefi i shtetit të Maqedonisë Gjorge Ivanov prej nesër e deri më 17 shtator do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani, me ftesë të presidentit gjerman Horst Keler.
Presidenti i Maqedonisë, në Berlin, përveç me nikoqirin e vet Keler, do të takohet edhe me përfaqësues të parlamentit dhe të Qeverisë gjermane.
Janë paraparë takime me nëkryetaren e Bundestagut Petra Rau, me deputetin dhe kryetarin e Shoqërisë të Gjermanisë dhe Maqedonisë për miqësi dhe bashkëpunim Valter Kolbo, me kryetarin e grupit parlamentar për EJL Detlef Xhembricki dhe me Volfgang Ishinger, kryesues aktual në Forumin e sigurisë në Mynih, diplomat dhe ekspert për Ballkanin i cili ishte i angazhuar në zgjidhjen e problemeve të Kosovës dhe BeH.
Ivanov do të takohet edhe me përfaqësues të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, si dhe me kryebashkiakun e Berlinit Klaus Voverajt, ndërsa do ta vizitojë edhe Komandën e Armatës së Gjermanisë në Potsdam.
Së bashku me presidentin, në Berlin shkon edhe një delegacion ekonomik i Maqedonisë. Shefi i shtetit dhe biznesmenët do të kenë takime me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Gjermanisë, të Komisionit të ekonomisë gjermane për bashkëpunim dhe me vendet nga EJL-ja dhe të Dojçe bankës.
Vizitën në Gjermani presidenti do ta rrumbullaksojë me takimin me mërgimtarët e Maqedonisë në këtë vend