E enjte, 24.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Shpërblemet për ekipin fitues janë 1200 Euro, për vendin e dytë 600 Euro dhe për vendin e tretë 300 Euro, ndërsa parashihen edhe shpërblime tjera nga donator të ndryshëm
Me futboll nderohen bashkatdhetarėt qė jetojnė dhe veprojnė nė botėn e jashtme
Nga data 15 korrik, fillon turneu tradicional i futbollit të vogël“Pallçshti 2012”

Shaban Sinani



Në organizim të Shoqatës “EKO-ART-AS”, Forumit Rinor “Pallçishti” dhe Bashkësisë Lokale nga data 15 korrik do të fillon edicioni i dytë me radhë Turneu tradicional në futboll të vogël “Pallçshti 2012”. Paraqitja e ekipeve mund të bëhet deri me datën 14 korrik në orën 20:00 ku edhe do të bëhet tërheqja e shortit. Këtë vit këtë turne materialisht janë duke e përkrahur firma dhe kompani private që veprojnë në këtë vendbanim ndërsa qëllimi kryesor i organizmit është me rastin e ardhjes në pushim bashkatdhetarët nga ky vendbanim që jetojnë dhe veprojnë në botën e jashtme.
Logo  e turnirit





Këshilli organizativ në hapjen solemne të ka të ftuar edhe emra të njohur të futbollit në mesin e të cilëve edhe Artim Shaqirin. Një shenjë të respektit këshilli organizativ i turneut ka nderuar kryetarin e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri Qani Sulejmanin me një pikturë.
Njëherë Këshill organizativ ka ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë turnir me që shpërblemet për ekipin fitues janë 1200 Euro, për vendin e dytë 600 Euro dhe për vendin e tretë 300 Euro, ndërsa parashihen edhe shpërblime tjera nga donator të ndryshëm.

Organizatorët nderuan kryetarin  Ligës Shqiptare të futbollit në Austri

Publikuar: 10.07.2012 | 22:17
Lexuar: 475 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime