Xheneral Motorsi vendosi që ta shesë Opelin për shkak të falimentimit në të cilin u gjet këtë verë për shkak të recesionit botëror dhe krizës bankare.
Cili ishte përfituesi më i madh nga marrëveshja për shitjen e kompanisë automobilistike gjerman OPEL? Nëse gjykohet sipas analizave të sotme të shumë mediave botërore, përfitimi kryesor nga kjo do të shkojë pikërisht në Moskë.
Në të vërtetë, pasi kompania e falimentuar amerikane e automobilave Xheneral Motors vendosi që tia shesë Opelin konsorciumit kanadez Magna, kurse pas të cilit qëndron banka shtetërore ruse Siber-bank, duart tashmë po i fërkon industria ruse e automobilave GAZ.
Ndërsa ajo është në pronësi të miliarderit Oleg Deripaska. GAZ do të ketë qasjen në teknologjitë e reja. Xheneral Motorsi vendosi që ta shesë Opelin për shkak të falimentimit në të cilin u gjet këtë verë për shkak të recesionit botëror dhe krizës bankare.
Për momentin pronari kryesor i kësaj kompanie amerikane është Qeveria e SHBA-ve me madje 61 për qind të aksioneve.