E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një sondazh publik të cilin e publikoi sot BBC-ja, pjesa më e madhe e qytetarëve në numrin më të madh të shteteve në botë, apo 67% e të anketuarve, përkrahin inkuadrimin dhe kontrollin e shtetit në sektorin financiar dhe në ekonominë kombëtare. Para recesionit ajo nuk mund të mendohej, për shoqëritë kapitaliste.
1 vit krizė ekonomike









Në datën e sotme, para një viti falimentoi Banka amerikane Liman Brathers, e cila ekzistonte prej pothuajse 160 vjetësh. Falimentimi zyrtar u bë një ditë më pas.

Ajo shkaktoi kaos në sektorin financiar bankar në tërë botën, e solli një krizë të madhe financiare. Shkak për këtë ishin kreditë e mëdha të qytetarëve për blerjen e pronave të patundshme, të cilët më vonë humbën vlerën e tyre, ndaj bankat nuk kishin mundësi ti paguajnë hipotekat dhe kreditë.

Një nga një falimentuan shumë banka të cilët kishin lidhje direkte apo indirekte me Liman Brathers, ndërsa situata u përshkallëzua dhe solli mungesën e parave në ekonominë botërore. Së pari rezultati ishte kriza financiare, menjëherë pas asaj recesion i shteteve më të mëdha Perëndimore.

Pastaj në të njëjtën gjendje u gjetën edhe pothuajse të gjitha vendet e tjera. Qeveritë e mëdha në Uashington, Londër, Paris ose në Berlin...të gjitha në vitin që po kalon duhet të shtetëzonin pjesë apo edhe kompani të tëra, që janë faktorët kryesorë të rritjes ekonomike vendore. Me këtë ata në ekonominë sollën para dhe parandaluan shkatërrimin total.

Në një sondazh publik të cilin e publikoi sot BBC-ja, pjesa më e madhe e qytetarëve në numrin më të madh të shteteve në botë, apo 67% e të anketuarve, përkrahin inkuadrimin dhe kontrollin e shtetit në sektorin financiar dhe në ekonominë kombëtare. Para recesionit ajo nuk mund të mendohej, për shoqëritë kapitaliste.

Në këtë moment ka nisur stabilizimi dhe rimëkëmbja e ngadalshme e ekonomisë botërore. Nga recesioni dolën SHBA-të,Franca, Gjermania, Japonia dhe ekonomitë më të mëdha botërore. Megjithatë, analistët paralajmërojnë për një rimëkëmbje të ngadalshme të ekonomisë, ndërsa nuk janë të favorshme parashikimet, për numrin e shkurtimeve të vendeve të punës.

Forcat e mëdha ekonomike pajtohen njëzëri se- më e keqja kaloi. Por, nëse diçka nuk ndryshohet në mënyrën, se si forcat e mëdha botërore i udhëheqin ekonomitë e tyre, është e mundur që të përsëritet prapë një krizë, vetëm se në një formë tjetër.


Publikuar: 14.09.2009 | 06:34
Lexuar: 749 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime