E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ademi u interesua edhe për përdorimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të bashkësive etnike jo shumicë në komunë, përdorimin e simboleve si dhe obligimet e tjera.
Ademi: Pushteti lokal tė respektoj obligimet nga Marrėveshja e Ohrit














Zëvendëskryeministri Ademi vizitoi komunat Krushevë, Pllasnicë, Dollnen dhe Kërçovë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi ka vazhduar vizitat e tij nëpër komunat multietnike, ku sot është takuar me kryetarët e Komunës së Krushevës, Dollnenit , Pllasinicës dhe të Kërçovës Vasillço Damçevski, Abdulla Bajramovski dhe Ismail Jahovskin dhe Bllagoja Despotovskin. Në këto takime u diskutua për gjendjen në arsim, gjuhën, decentralizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij qëllimi i këtij takimi është që të njihen me implementimin e obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit.

"Procesi i decentralizimit është një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit sepse realizohen të drejtat e të gjitha bashkësive etnike , ndërsa zbatimi i këtij procesi është edhe në të mirën e qytetarëve, siguron shërbime më të mira për ata dhe ndikon në zhvillimin e komunave", deklaroi zëvendëskryeministri Ademi.

Ademi u interesua edhe për përdorimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të bashkësive etnike jo shumicë në komunë, përdorimin e simboleve si dhe obligimet e tjera. Ai i përkujtoi ata se edhe pushteti lokal ka për obligim për të zbatuar të gjitha obligimet që dalin nga kjo marrëveshje dhe kërkoi angazhim më të madhë në këtë drejtim.

Zëvendëskryetari i Qeverisë Abdilaqim Ademi theksoi se pushteti qendror do t’i ndihmojë ato komuna të cilat ballafaqohen me probleme për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit sepse zbatimi i këtij dokumenti hap rrugën e Maqedonisë për në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se në vijim janë përgatitjet për përpunimin e një ligji të ri për financimin e komunave. Ministria e Financave do ta parashtrojë me propozim buxhetin për vitin e ardhshëm, me ç'rast do të sigurohen mjete për financimin e komunave.

Pjesëmarrësit në takim e përbashkët, paralajmëruan rritje të nivelit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe konstatuan se ka përparim të madh në marrëdhëniet ndërmjet pushtetit lokal dhe qendror.

Ademi ka premtuar se Qeveria do të bëjë çmos që obligimi kushtetues për përdorim e gjuhëve të bashkësive etnike të realizohet sa më mirë që qytetarët të kenë qasje sa më të lehtë me institucionet përkatëse.

Publikuar: 14.09.2009 | 06:44
Lexuar: 672 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime