Analisti ekonomik i Instituti, Toni Dolfin konsideron se alarmi duhet që të aktivizohet sepse në dukje janë shënjet e para të asaj që sektori banar kthehet në sjelljen e mëparshme.
Një vit pas rënies së bankës amerikane "Leman Braders" që shënoi fillimin e krizës ekonomike glogale, ekspertët paralajmërojnë se bota siç duket ende nuk e ka mësuar leksionin e kësaj ngjarjeje, vlerëson Instituti për investigim të politikës publike.
Tendenca e bankierëve për kthimin drejt mënyrës së vjetër të sjelljes, tregon se reformat e duhura janë në një masë të madhe të kufizuara, kosideron Instituti.
Analisti ekonomik i Instituti, Toni Dolfin konsideron se alarmi duhet që të aktivizohet sepse në dukje janë shënjet e para të asaj që sektori banar kthehet në sjelljen e mëparshme.
Sipas Institutit, nëse nuk zbatohen masat e marra, atëherë mundet që me siguri të konfirmohet se kriza e tillë ekonomike nuk do të jetë edhe e fundit.
Instituti konsideron se është e nevojshme përforcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vlerëson se do të ishin arritur rezultate më të mira nëse vendeve siç janë Kina dhe India do t'i jepej një rol më i madh në insitucionet ndërkombëtare financiare.
Nevojitet konfirmimi i parimeve ndërkombëtare për rregullimin e bankave që do të sjellin deri në një sistem finanaciar i cili do të punojë në interes të ekonomisë së përgjithshme, konsideron Instituti.
Presidenti amerikan Barak Obama i paralajmëroi bankat se "e injorojnë leksionin e krizës financiare".
Njëkohësisht, kryeministri britanik Gordon Braun paralajmëroi se në takimin e G-20 në Pitisburg, që do të mbahet javën e ardhshme duhet që të "përfundojë puna e mbetur me remontin e bankava".
Në intervistën për BBC-në, Braun theksoi se është i nevojshëm një aksion global për remont të sektorit bankar.
"Leman Braders" e cila deri atëherë ishte e katërta sipas madhësisë bankë investuese në SHBA, më 15 shtator të vitit 2008, kërkoi mbrojtjen nga bankroti. Në ditët e ardhshme "Banka e Amerikës" publikoi se e ndëmerr bankën "Meril Linç" me qëllim që ta shpëtojë nga bankroti.
Kolapsi i këtyre dy bankave e nxiti domino ekektin e kolapsit të insitucioneve financiare, që nga SHBA-ja u transmetua në të gjithë botën, duke u shëndrruar në krizë globale ekonomike.