Maqedonia është shteti i vetëm në botë të cilit i vendoset kusht për anëtarësim në KB, në NATO, e tani, sipas të gjitha gjasave edhe për në BE", tha Ivanov, duke iu përgjigjur pyetjes së të pranishmëve për kontestin për emrin dhe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.
Maqedonia dëshiron të gjendet zgjidhje për emrin, por nuk dëshiron të bisedojë për identitetin dhe gjuhën nacionale. Për ne është e papranueshme dhe të heqim dorë nga 126 vende të cilat tashmë e kanë njohur Republikën e Maqedonisë nën emrin kushtetues, theksoi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në fjalimin e djeshëm në fondacionion "Konrad Adenhauer" në Berlin.
Maqedonia është shteti i vetëm në botë të cilit i vendoset kusht për anëtarësim në KB, në NATO, e tani, sipas të gjitha gjasave edhe për në BE", tha Ivanov, duke iu përgjigjur pyetjes së të pranishmëve për kontestin për emrin dhe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.
"Me rezolutën 817 të KB-së në vitin 1993 kërkohet të bisedojmë me fqiun rreth dallimeve për emrin tonë kushtetues, dhe këtë po e bëjmë tashmë 16 vite. Nuk duhet të bisedohet për të drejtën themelore të vetëidentifikimit dhe vetëpëcaktimit.
Ne megjithatë pranuam të bisedojmë, bëmë lëshime, e ndryshuam Kushtetutën dhe flamurin, dhe përsëri pa rezultat", theksoi shefi i shtetit të Maqedonisë. Ai e theksoi edhe marrëveshjen e përkohshme të nënshkruar të vitit 1995, me të cilën Greqia obligohet të mos e bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare, gjë që nuk e respektoi në Bukuresh, vitin e kaluar kur vendosi veto ndaj ftesës për pranim në NATO.
Në Bukuresht, tha Ivanov, e pranuam propozimin e Nimicit "Republika e Maqedonisë (Shkupi)" apo të hyjmë në NATO me emrin e përkohshëm "Ish-Republika jugosllave e Maqedonisë", por edhe ajo nuk mjaftonte për Greqinë.
"Maqedonia është aktive në negociatat që po zhvillohen me ndërmjetësim të KB-së, ndërsa ndërmjetësi Nimic, gjatë vizitës së fundit në Shkup, tha se pala e Maqedonisë dëshiron kompromis. Ne me të vërtetë jemi të gatshëm të gjindet zgjidhje që do të jetë kompromis. Por, shtoi Ivanov, kompromisi është si tangoja, nevojiten dy vetë. Tani, zgjidhja e problemit përsëri po shtyhet për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Greqi muajin e ardhshëm, dhe zgjedhjeve presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm.
Në fjaliminm e presidentit të Maqedonisë, reagoi ambasadori i Greqisë në Berlin, Tasos Kriekukis, i cili tha se Athina dakordohet që emri i fqinjit verior ta përmbajë fjalën Maqedoni, por me përcaktimin i cili do ta dallonte nga provinca greke me të njëjtin emër, dhe të jetë për përdorim të përgjithshëm. Tregoi se pjesa më e madhe nga rajoni i Maqedonisë i takon Greqisë dhe i bëri vërejtje palës së Maqedonisë për emërimin e objekteve sipas Aleksandrit dhe Filipit të Maqedonisë, për vendosjen e përmendoreve të tyre dhe se i referohet historisë dhe kulturës antike.
Presidenti Ivanov u përgjigj se Republika e Maqedonisë nuk ia ndalon askujt të quhet Maqedoni apo maqedonas. Mohon se Maqedonia e vjedh kulturën dhe historinë, duke cekur se, si anëtare e UNESKO-s, është e obliguar të kujdeset dhe ta mbrojë trashëgiminë kulturore-historike në territorin e vet. Pyeti përse Greqia nuk reagon njëlloj edhe tek Bullgaria për përmendoren e vendosur të Filipit të Dytë në Plovdiv.
Kam propozim, shtoi presidenti, të pranohet emri "Maqedonia 39%", sepse po aq pjesë e rajonit i takon Republikës së Maqedonisë, ndërsa 51 për qind Greqisë. Por, thotë, ato 39 për qind janë 100 për qind Maqedoni, ndërsa 51 grekë janë vetëm pesë për qind nga Greqia, kështu që parashtrohet pyetja se kush ka të drejtë të quhet Maqedoni.
Si absurde e vlerësoi referencën e përkohshme IRJM. Theksoi se Maqedoninë dëshiron ta njohin si evropiane, e jo si ish-jugosllave. Si do të ndjenin, tha Ivanov, Gjermaninë, përkatësisht pjesën e saj lindore ta quanin "ish-koloni sovjetike" apo amerikanët t'i emërojnë si "ish-koloni britanike". "Nuk jetojmë në të kaluarën por në të tashmen, nuk jemi ish por realë dhe dëshirojmë të na trajtojnë ashtu siç jemi me krenari dhe të drejtë të vetëpërcaktimit" tha presidenti i Maqedonisë.
Për integrimin në NATO dhe në BE, tha se janë qëllime strategjike, ndaj të cilave Maqedonia është e përkushtuar. Mendon se integrimi në strukturat euroatlantike duhet të jetë sipas meritave dhe arritjeve, dhe se hapi i ardhshëm logjik dhe natyror për Maqedoninë është liberalizimi i vizave dhe fillimi i negociatave me BE-në.
"Dëshirojmë sinqerisht të jemi pjesë e NATO-s dhe e BE-së. Jemi të gatshëm të bëjmë vendime të vështira nëse është e domosdoshme, por jo me çmim të dinjitetit tonë", theksoi presidenti Gjorge Ivanov. (mia)