Misioni i Fakultetit Juridik është përgaditja e studentëve për detyra profesionale, mësim për sjelje të përgjegjëshme dhe paisje me informacione për të arriturat e shkencës juridike si dhe zgjerimi i bashkësisë akademike me kuadro të reja profesionale.
Të nderuar brucosh të Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, i nderuari staf akdemik, i nderuari staf administrativ, të nderuar të pranishëm, sot dyert e fakultetit Juridik janë të hapura dhe me përgjegjësi e kompetencë po e fillojmë vitin e ri akademik 2009/10.
Sot jemi të përgaditur për një fillim të suksesshëm të vitit të ri akademik. Me kohë i kemi marrë të gjitha masat në pikëpamje organizative dhe funksionale. Kemi bërë angazhimet e profesorëve dhe bashkëpuntorëve për lëndët konkrete. Janë siguruar kapacitetet hapsinore për studimet e disperzura për drejtësi në qytetin e Kërçovës dhe të Shkupit, kemi rritur kapacitet organizative të administratës së Fakultetit, kemi siguruar kushte që garantojnë një fillim të mbarë.
Misioni i Fakultetit Juridik është përgaditja e studentëve për detyra profesionale, mësim për sjelje të përgjegjëshme dhe paisje me informacione për të arriturat e shkencës juridike si dhe zgjerimi i bashkësisë akademike me kuadro të reja profesionale.
Juristët e ardhëshëm që do të profesionalizohen në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës do të jenë të aftë të marrin pozita dhe të zënë vende të punës në fushën e jurispodencës, në administratën shtetërore në institucionet dhe organet e ndryshme të pushtetit shtetëror dhe në ekonominë e privatizuar.
Gjatë viteve të studimit, ju të nderuar brucosh të Fakultetit Juridik, do të aftësoheni të sjellni vendime në mënyrë individuale dhe grupore, vendime profesionale dhe të krijoni karierë të bujshme të një juristi të mirëfilltë.
Do të paiseni me njohuritë nga të arriturat e shkences juridike të ndërthurur me përcaktimet e legjislacionit pozitiv dhe me zgjidhjet e praktikës gjyqësore. Me programin studimor bashkëkohor, me ndihmën e stafit profesional akademik dhe me përdorimin e metodës interaktive, gjatë viteve të studimit do t'i trajtojmë detyrat teorike dhe do t'ju qasemi çështjeve praktike që janë me interes krucial për kuadrot e reja profesionale ne fushën e drejtësisë.
Kuadrot qe do të përgaditen në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës do të posedojnë dituri konceptuale, aftësi komunikimi për nevojat e sukseseve në hapësirat lokale e globale, që pësojnë ndryshime të shpejta.
Ne ofrojmë cilësi të lartë studimesh, mobilitet të studentëve, sistem akumulimi i cili aplikohet në rrafshin institucional, regjional, kombëtar dhe ndërkombëtar, zotërim të diturive, mendimin kritik dhe lirinë e shprehjes tek studentët dhe stafi akademik, ruajtje dhe rritje të standardeve akademike.
Stafi akademik i Fakultetit Juridik, në kuadër të programeve profesionale do të jenë të udhëhequr praj praktikës bashkëkohore mësimore shkencore duke plotësuar standardet për institucionet e arsimit të lartë të përcaktuar në kornizat e standardeve dhe normativës të ISCEDI-it, OCED-it dhe Deklaratës së Bolonjës për zhvillim të arsimit të lartë.
Kur jemi në këtë ditë solemne të fillimit të ligjeratave të para për ju brucosh të Fakultetit Juridik, dëshiroj që në emrin tim, të kolegëve të mi dhe në emrin e të arriturave të Fakultetit Juridik, t'ju shpreh mirënjohjë për punën e palodhshme të stafeve të më hershme udhëheqëse të Fakultetit Juridik duke filluar nga viti 1994 e deri më sot.
Dhe në fund të nderuar brucosh më lejoni që në emrin e stafit udhëheqës të Fakultetit Juridik, stafit akademik dhe stafit administrativ, t'ju urojë shëndet, fat dhe suksese të larta në studime.
u.d. Dekani
Mr.sc. Agim Nuhiu