"Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria ka shënuar rritje të prurjeve të shtetasve të huaj, ku ka ndikuar një marketing i mirë që i është bërë Shqipërisë në shfaqjen dhe njohjen si vend turistik", u shpreh për TCH Genc Pasko, ekspert turizmi.
Numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë kësaj vere deri në fund të gushtit ishte mbi 2 milionë, duke pasur një rritje prej rreth 42.5 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Mbi 91 për qind e tyre, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Turizmit, kanë qenë pushues dhe fare pak kanë mbërritur për qëllime biznesi apo vizita ditore.
"Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria ka shënuar rritje të prurjeve të shtetasve të huaj, ku ka ndikuar një marketing i mirë që i është bërë Shqipërisë në shfaqjen dhe njohjen si vend turistik", u shpreh për TCH Genc Pasko, ekspert turizmi.
Sipas përfaqësuesve të shoqatave të turizmit, zhvillimi i mëtejshëm i këtij sektorit kërkon investim dhe përmirësim në disa prej elementëve bazë të të bërit turizëm. Të dhënat nga Ministria e Turizmit tregojnë të ardhurat nga turizmi për vetëm për gjysmën e parë të vitit, pa përfshirë sezonin e verës gjatë vitit 2009, që e ka kaluar shifrën 500 mijë euro.