E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare turistike kanë vërejtje rreth improvizimeve që bëhen në turizmin, gjë që, sipas tyre, nuk krijon përshtypje të bukur te mysafirët e huaj.
Nevojė e prezantimit mė tė mirė tė turizmit








Ministria e Ekonomisë dhe përfaqësuesit e organizatave dhe shoqatave lokale joqeveritare turistike arritën marrëveshje për koordinim të përbashkët për prezantim sa më të mirë të turizmit të Maqedonisë në botë.

“Desha që drejtpërdrejt të mësoj për efikasitetin dhe vëllimin me të cilin janë duke punuar këto shoqata”, tha në takimin e sotëm ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, duke shtuar se takime të këtilla do të mbahen edhe në të ardhmen.

Sipas tij, me punën e përbashkët mund të arrihet shumë në promovimin e turizmit.

“Planifikohet të ndahen edhe mirënjohje për projekt turistik të vitit”, shtoi Besimi.

Ministri tha se nevojitet të punohet në standardizimin e shërbimeve turistike në mbarë vendin, ndërsa paralajmëroi edhe përpunimin e një portali për komunikim interaktiv turistik.

Ai shtoi se prej vitit të ardhshëm edhe agjencia për turizëm do të disponojë buxhet personal, me çka do të mund të investojë më shumë në këtë sektor.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare turistike kanë vërejtje rreth improvizimeve që bëhen në turizmin, gjë që, sipas tyre, nuk krijon përshtypje të bukur te mysafirët e huaj.

Ata kërkojnë edhe angazhim më të madh të udhërrëfyesve profesional turistikë me njohje për zonën të cilën e prezantojnë.

Publikuar: 17.09.2009 | 05:59
Lexuar: 768 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime