E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Misioni i përbashkët duhet të fillojë në janar të vitit 2010, ndërsa fillimisht planifikohet një bashkëpunim njëvjeçar. 70 ushtarët e rinj do të inkuadrohen në 168-të paqeruajtës nga Maqedonia të cilët tashmë janë në Afganistan.
Paqeruajtės nga Maqedonia dhe Vermonti, nė misione tė pėrbashkėta












Edhe 70 ushtarë nga Maqedonia vitin e ardhshëm do të nisen në misionin ISAF në Afganistan. Së bashku me pjesëtarët e Gardës kombëtare të shtetit federal amerikan Vermont do t'i stërvitin forcat afgane të sigurisë.

Detaje për operacionin e përbashkët në Afganistan sot dhe nesër në Barlington do t'i kontraktojnë presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe komandanti i Gardës kombëtare të Vermontit gjeneral-majori Majkëll Dubi.

"Na pret një misionin i përbashkët vitin e ardshëm në Afganistan, me të cilin do të kontribuojmë në demokracinë në këtë pjesë të botës. Do të bisedojmë edhe për planet e ardshme dhe bashkëpunimin midis armatës së Maqedonisë dhe Gardës kombëtare të Vermontit", deklaroi presidenti Ivanov në Barlington ku ishte pritur me nderimet më të mëdha ushtarake.

Ivanov theksoi se bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe Vermontit daton nga viti 1994 dhe thellohen vazhdimisht.

"Vermont e pasqyron bashkëpunimin e Maqedonisë dhe SHBA-së. Presim, përveç se në planin ushtarak, të thellojmë bashkëpunimin edhe në sferën e ekonomisë, kulturës dhe arsimit", tha Ivanov.
Gjenerali Dubi konfirmoi se presidenti i Maqedonisë do të shqyrtojë koncepitn për inkuadrimin e ushtarëve të kontingjentit të Vermontit në Afganistan.

"Do të bisedojmë për sistemimin e ardshëm të ushtarëve në Afganistan. Kjo do të jetë një detyër e komplikuar, por shpresojmë se do të kemi sukses" deklaroi Dubi.

Misioni i përbashkët duhet të fillojë në janar të vitit 2010, ndërsa fillimisht planifikohet një bashkëpunim njëvjeçar. 70 ushtarët e rinj do të inkuadrohen në 168-të paqeruajtës nga Maqedonia të cilët tashmë janë në Afganistan.

Garda kombëtare e Vermontit është e interesuar për bashkëpunim me ARM-në në një mision të ngjashëm edhe në Senegal, por tani për tani nuk ka konkretizime.

Ivanov nga Vermonti niset për në Nju-Jork ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 64-t të KB-së. /mia/

Publikuar: 18.09.2009 | 01:57
Lexuar: 328 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime