E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i komunës vlerëson se një ambient pastër në komunë është një jetë më e mirë për qytetarët e saj dhe për këtë arsye ka filluar bashkëpunimin me Ministrinë e Ekologjisë për pastrimin e shtratit të lumit Vardar në pjesën e fshatit Zhelinë.
Komuna e Zhelinės krijon ambient pėr rekreim pėr qytetarėt e saj












Komuna e Zhelinës vazhdon me aktivitetet e saj në shërbim të qytetarëve duke punuar në pastrimin ambientit që i rrethon banorët e komunës së Zhelinës. Problem permanent i qytetarëve të komunës së Zhelinës ka qene ndotja e lumit Vardar nga hedhja e mbeturinave në lum dhe në shtratin e lumit, gjë që ka dëmtuar shumë, florën dhe faunën e lumit dhe ka ndot ambientin e qytetarëve të kësaj komune.

Kryetari i komunës vlerëson se një ambient pastër në komunë është një jetë më e mirë për qytetarët e saj dhe për këtë arsye ka filluar bashkëpunimin me Ministrinë e Ekologjisë për pastrimin e shtratit të lumit Vardar në pjesën e fshatit Zhelinë.

“Angazhimit tonë për pastrimin e shtratit të lumit, gjelbërimin e saj dhe ndriçimin e kësaj pjese, Ministria e Ekologjisë i është përgjigjur pozitivisht dhe kjo pjesë pas pastrimit nga mbeturinat, do të gjelbërohet dhe do të ndriçohet, ndërsa qytetarët e komunës do të kenë një vend të mirë për të kaluar një kohë të lirë në një ambient shumë të mirë për pushim dhe rekreim”, deklaroi kryetari Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi

Punët për pastrimin e shtratit dhe rregullimin e kësaj pjesë kanë filluar dhe së shpejti, qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë të mirat e këtij projekti, njoftoi shërbimi për informim i kësaj komune. Sipas tyre, komuna e Zhelinës është në procedurë edhe të shumë projekteve të tjera të cilat shumë shpejt do jenë në shërbim të qytetarëve
Pastrimi i shtratit te lumit Vardar nga Komuna e Zhelines

Publikuar: 18.09.2009 | 19:07
Lexuar: 1132 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
riki (14/05/2010 02:18:32) komuna eshte nje shum ideja e mir per shqiptaret

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime