E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të gjitha partitë politike përveç opozitës shqiptare, do të mbështesin ndryshimet në ligjin për stemën e Maqedonisë, i cili pak ditë më parë u miratua nga qeveria.
Opozita shqiptare kėrkon qė stema tė jetė shumėetnike













Të gjitha partitë politike përveç opozitës shqiptare, do të mbështesin ndryshimet në ligjin për stemën e Maqedonisë, i cili pak ditë më parë u miratua nga qeveria. Me këto ndryshime, parashikohet largimi i yllit me 5 cepa. DR konsideron se ndryshimet janë kozmetike, dhe se ato duhet të pasqyrojnë realitetin multi-etnik të vendit.

“Ajo që ne si DR do të përkrahim është ndryshimi i simboleve, i kodeve të shtetit duke përfaqësuar dhe pasqyruar realitetin multi-etnik të shtetit, pra çdo ndryshim kozmetik i vogël nuk na jep bindjen e plotë që ne të mbështetim projekt të tillë”, deklaroi Sulejman Rushiti, deputet i DR-së.

LSDM është shprehur pro këtyre ndryshimeve por ka reaguar ndaj mënyrës dhe procedurës që ka realizuar shumica parlamentare.
“Kjo nuk është stema e Gruevskit dhe Ali Ahmetit, kjo është stema e RM-së. Kjo është stema e qytetarëve të RM-së dhe besoj se kjo vërtetë është e patolerueshme, mënyra e sjelljes e shumicës parlamentare. Ne kemi pritur që për ndryshimin e simbolit të RM-së, qytetarët të jenë të informuar, qytetarët të përshihen dhe të japin kontributin e tyre për këtë”, deklaroi Cvetanka Ivanova, kryetare e grupit parlamentar të LSDM-së.

Partia e Gruevskit konsideron se këto ndryshime do të gjejnë përkrahjen e të gjitha partive politike dhe se do të ketë edhe debat publik. Edhe BDI shprehet pro ndryshimeve pasi sipas tyre, stema aktuale nuk favorizon asnjë entitet.

“Vlerësojmë se pas një kohe të gjatë dhe të humbur ky është momenti që përfundimisht të pastrojmë me mbeturinat nga sistemi i kaluar, i cili është kundër vlerave të shoqërisë që dëshirojmë të ndërtojmë duke u integruar në BE”, shprehet Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

“Kjo stemë momentalisht, unë mendoj se është e kapshme për çdo qytetar në Maqedoni ndoshta nuk e pasqyron realitetin etnik në Maqedoni por nuk e favorizon asnjë etnikum në Maqedoni, që do të thotë se për këtë moment kalimtar, është i kapshëm si stemë”, thotë Safet Neziri, deputet i BDI

Megjithë këto ndryshime të stemës, nuk do të ndryshojnë dokumentet personale por vetëm shenjat në tabelat e institucioneve shtetërore. Deri tani ka pasur disa tentativa për ndryshim të stemës por të gjitha ishin të pasuksesshme. Në procedurë parlamentare pritet të arrijë në muajin tetor, ndërsa për miratim nevojiten dy të tretat e votave.

Gjyltene Rexhallari

Publikuar: 18.09.2009 | 23:59
Lexuar: 652 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime