"Çmimet e gazit rus për konsumatorët evropian do të zvogëlohen në fillim të vitit 2009", deklaroi drejtori i përgjithshëm i kompanisë ruse, Aleksej Miler.
Moskë
"Gazprom" gjatë muajve të ardhshëm do t`i ulë çmimet e gazit rus për Evropë, lajmëroi sot drejtori i përgjithshëm i kompanisë ruse, Aleksej Miler.
"Çmimet e gazit rus për konsumatorët evropian do të zvogëlohen në fillim të vitit 2009", deklaroi Miler.
Çmimi i gazit në tremujorin e katërt të vitit 2008 tejkaloi 500 dollarë për 1.000 metra kub, që është rekord absolut, shtoi njeriu i parë i gjigantit energjetik rus "Gazprom".