Dua ti siguroj të gjithë qytetarët por edhe më gjerë se kemi një projekt që ka kaluar. Fjala është për shkollim fillor dhe të mesëm. Jahja Kemal është një kolegj privat për të cilën opinioni e ka të njohur. Vendi ku është parapa të ndërtohet ky kolegj bie në tokën e fshatit Kamjan, andaj ky projekt do të jetë me prioritet për vet fshatin Kamjan dhe gjithë fshatrat e komunës sonë në tërsi
Intervistë me kryetarin e Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi
Intervistoi: Shaban Sinani
Në zgjedhet e lokale të vitit 2009, kryetar i Komunës së Bogovinës zgjidhet Hazbi Idrizi, i lindur në vitin 1953 në Bogovinë, dhe është Ekonomist i diplomuar. Për Hazbi Idrizin është ky mandat i dytë në postin e kryetarit të komunës, meqë këtë post e ka ushtruar në mandatin 2000-2004.
Yll Press: -Në zgjedhjet e fundit lokale, ju u zgjodhët në postin e Kryetarit të Komunës së Bogovinës . Na thoni se në çfarë gjendje e gjetëy Komunën ?
Hazbi Idrizi: Me që kam qenë i punësuar në administratën komunale, që do të thotë se nga brenda i kam pasur të gjitha ato informata të nevojshme, informata të cilat më kanë takuar mua ti dijë. Relativisht ka qenë mirë , nuk ka pasur shumë probleme për ti potencuar dhe publikuar. Në fakt unë nuk kam ndonjë vërejtje të veçantë. Pranim dorëzimi me ish kryetarin ishte tepër miqësor, nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje.
Në rrethanat tona kujtoj se nuk ka komunë që nuk do lenë borxh, apo ndonjë obligim të pa pastruar. Është vështir të flitet me këtë fjalor se unë në fund të mandatit tim do ti pastroj të gjitha faturat ose obligimet e kontraktuara. Ka pasur diçka borxhe por neve ngadalë, ngadalë i kemi shlyer. Me një fjalë neve nuk na ka bërë problem çështja financiare ashtu siç flitet për komunat tjera.
Yll Press: -Pas 5 muajsh të kaluar në postin e njeriut të parë të Komunës, si e vlerësonio punë tuaj dhe Këshit të Komunës ?
Hazbi Idrizi: Ish kryetari i komunës gjatë mandatit të tij ka sistemuar mirë punën. Nga 2005 kemi decentralizimin dhe u zgjodhën shumë punë që qytetari nuk ka mund ti sheh qytetari meqë kanë qenë punë interne si organizimi i brendshëm , pranimi në punë pastaj zbatimi i decentralizimit e kështu me radhë. Sa i takon kësaj periudhe kohore sa unë ushtroj këtë post ka aktivitete. Kam vazhduar të zbatoj plan-programin që e ka miratuar Këshilli i mëparshëm Komunës së Bogovinës. Disa projekte janë realizuar dhe disa po realizohen dhe janë në proces e sipër disa obligime janë në vijim. Ashtu janë këto punë dhe mendoj se ka aktivitete.
Yll Press: -Ditëve të fundit vërehen disa aktivitete në disa vendbanime të komunës . Na thoni më konkretisht për çfarë aktivitetesh bëhet fjalë ?
Hazbi Idrizi: - Shfrytëzuesit e mjeteve të popullit në këtë rast buxheti planifikohet, d.m.th. punët konform të hyrave buxhetore dhe unë po përsërisë se ne realizojmë plan programin që ka miratuar Këshilli në mandatin e mëparshëm. Për momentin neve jemi duke punuar në lëmin e infrastrukturës, më tepër kemi kontraktuar punë rrugësh, lagjesh dhe rrugicash dhe jemi duke punuar në përfundimin e ujit për pije në fshatin Pirok. Është ky një projekt kapital për Komunën tonë, është i shtrenjtë, por neve jemi organizuar ashtu që shumë shpejt do ta përfundojmë. Këtu nuk duhet harruar as kontributi i vet qytetarëve të këtij vendbanimi. Pra, konstruksioni financiar është i kompletuar , edhe komuna me hisen e vet intervenon apo merr pjesë në financimin e këtij projekti. Përgatitjet që po bëhen për punë tjera mbulohen nga taksat komunale
Na sqaroni projektet që parashihen të realizohen në planin afat shkurt, planin afat mesëm dhe at afat gjatë?
Hazbi Idrizi: Plani afat shkurt është plani një vjeçar, ndërsa planet tjera janë afat mesëm që llogariten të realizohen pas një deri në pesë vite. Tash për tash neve jemi të përgatitur, kemi kaluar disa faza. Janë tre projekte për rrugë komunale. Bëhet fjalë për rrugën Bogovinë që lidhet me Zherovjanin, si dhe rruga që lidhë Seniçanin me Sëllarcën e Epërme dhe rruga e Kamjanit që lidhet me magjistralen. Të tre projektet për neve janë kapitale. Për dy projekte kemi garanca se do mbështetet nga Banka Botërore dhe për këto të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe tani pritet të fillon puna. Do fillojnë me 1 Tetor apo më vonë dy projekte e para, unë tani nuk mund të flas në mënyrë taksative, por garancat janë nga Banka Botërore që është financier ekskluziv pa pjesëmarrjen e komunës. Sa i përket projektit të tretë për rrugën që lidhë Kamjanin me rrugën magjistrale, është ky projekt i veçantë dhe do të mbështet nga Agjencioni për mbështetjen e bujqësisë, agjencion që është i themeluar nga Ministria e bujqësisë gjegjësisht Qeveria .
Sa i përket planeve afat mesme neve kemi strategjinë e komunës , kjo strategji është e miratuar më herët dhe e ka këtë karakter si strategji për zhvillimin e komunës afat mesëm. Neve këtu patjetër duhet ti ndërlidhim çështjet, pasi kemi shumë projekte të parapara siç është hapja e rrugës drejt liqenit ose ndërtimi shkollës së mesme profesionale apo gjimnazi dhe mbështetjen e sektorit të biznesit , promovimi i zonave industriale që janë aty të përfshira , pastaj politika fiskale... dhe në këtë aspekt të gjitha këto projekte që i përmendëm e që janë shumë, kanë kaluar të gjitha fazat e përgatitjes .
Të gjitha projektet duhet harmonizuar me strategjinë e rajonit, meqë Maqedonia është e ndarë në 8 rajone zhvillimore, kuptohet të planifikuara, pastaj edhe me programe nacionale me të vetmin qëllim që neve të mund të shfrytëzojmë mjete për qasje apo IPA fonde. Gatishmërinë që ka Uninioni Evropian për ti mbështetur gjitha këto projekte neve duhet ti harmonizojmë këto , e kjo ka të bëjë me planin afatgjatë, edhe pse ka kaluar shumë kohë që janë hapë këto fonde, megjithëse nuk janë të hapura të gjitha pasi ka 5 komponentë të IPA fondeve. Për disa komponent janë të hapur ose është dhënë leje shfrytëzimi i mjeteve financiare nga IPA fondet. Në këtë aspekt jemi duke punuar për plani afat gjatë i zhvillimit të komunës .
Përndryshe neve tani për tani kemi bërë një hap drejt kësaj që i thonë plan afat mesëm që është bashkëpunimi ndërkufitar i komunave. Neve kemi bërë aplikimin, kemi rënë në kontakt me një komunë të Qarkut të Elbasanit, një komunë rurale siç jemi edhe ne , është kjo Komuna e Treganit. Të gjitha përgatitjet i kemi bërë , aplikimin e kemi bërë në kohë me datën 3 gushtë. Neve jemi udhëheqës i projektit dhe ata neve do të na mbështesin. Jemi në pritje të përgjigjes që na është thënë se do marrim brenda 6 muajve se a do jemi të përfshirë apo jo. Projekti tjetër që është, llogaritet si projekt afat mesëm meqë do kalojë më tepër se një vit, është ky projekti FORUMI NË BASHKËSI. Këtu kemi përgjigje konkrete dhe jemi të përfshirë në këtë projekt, janë 12 Komuna, nëse nuk gaboj neve nuk jemi buxhetor por jemi në një program tjetër ku bëjmë pjesë pesë komuna si Komuna e Bogovinës, Gostivarit, Aerodromit, Makedonski Brodit dhe Krushevës.

Pra, këto janë disa nga projektet që ne po konkurrojmë dhe i ndjekim këto punë sepse duhet të zbatojmë strategjinë qi ka të parapara të gjitha këto që i flasim. Kemi aplikuar edhe në një program tjetër që akoma nuk kemi përgjigjeje, ai është qytetarët e Unionit Evropian. Të gjitha këto programe apo projekte do të mbështeten nga Unioni Evropian d.m.th nga IPA fondet. Neve jemi të përgatitur në mënyrë taksative se do mund të shfrytëzojmë të gjitha mjetet meqë jemi mirë të përgatitur.
Yll Press: -Sporti është një komponent mjaft e rëndësishme për afirmimin e komunës, ndaj na thoni Ju si kryetar sa do të përkrahni sportin dhe aktivitet sportive ?
Hazbi Idrizi: -Neve i kemi thënë të gjitha këto edhe gjatë kampanjës dhe tani duhet të veprojmë konkretisht. Nuk jemi pa hiç ndihmesë por edhe nuk mund të themë se kemi mbështetur aq sa duhet sepse neve kemi shumë klube të sportit në nivel të komunës . Disa nga klubet duhet të mbështeten më tepër pasi kanë aktivitete më të shumta, por neve akoma nuk kemi mbështet asnjë aktivitet sportiv që të njoftohet opinioni edhe pse kemi bashkëpunim me të gjitha klubet. Nuk kemi pasur ndonjë intervenim financiar për arsye se jo se na mungojnë mjetet por nuk ka pasur ndonjë lëvizje që ka qene urgjente. Mendoj se do të ketë mbështetje aq sa mundim kuptohet.
Yll Press: -Diçka që nuk ju kemi pyetur ?
Hazbi Idrizi: -Dua ti siguroj të gjithë qytetarët por edhe më gjerë se kemi një projekt që ka kaluar. Fjala është për shkollim fillor dhe të mesëm. Jahja Kemal është një kolegj privat për të cilën opinioni e ka të njohur. Vendi ku është parapa të ndërtohet ky kolegj bie në tokën e fshatit Kamjan, andaj ky projekt do të jetë me prioritet për vet fshatin Kamjan dhe gjithë fshatrat e komunës sonë në tërsi .
Kemi bërë vizita te kolegji i Gostivarit, Strugës dhe Tiranës , të gjitha këto lokalite që i përmenda kemi arritur të shohim vetëm sende të mira si duhet të funksioni shkolla. Kjo neve na ka impresionuar dhe na ka bërë që të punojmë të ndjekim ata të takohemi me ta të shohim se çka kërkojnë nga neve. Bordi i tyre ka sjell vendim që shkolla e ardhshme e kolegjit Jahja Kemal do të ndërtohet në Komunën e Bogovinës respektivisht në lokalitetin e Kamjanit, pra aty ku kishte vend adekuat. Jemi në procedurë e sipër dhe neve po përgatitemi në aspektin teknik dhe në aspektin e kompletimit të dokumentacionit , ndërsa ata presin nga ne që këto procedura të kryhen sa më shpejt. Do jetë një investim kapital, do jetë një projekt me perspektivë. Shpresoj se pas këtij projekti me drejtuesit e Jahja Kemal do të kemi edhe projekte tjera që do kenë karakter zhvillimor por do kisha thënë edhe social. Pra do të mundohemi që ata ti bëjmë edhe partner strategjik.