Nëse është për të gjykuar në bazë të hulumtimit më të ri, femrat që kanë kryer abortim mund që të kenë probleme më shtatzëninë në të ardhmen
Hulumtimi kanadez e ka zbuluar se femrat që kanë kryer abortime në shtatzënitë e ardhme mund që të përballen me vështirësi, siç janë lindja e parakohshme e fëmijës dhe pesha e vogël e foshnjës në lindje. Është zbuluar se femrat që kanë pasur së paku një abort kanë 72 përqind më shumë shanse që në shtatzënitë e ardhshme të lindin fëmijë më peshë më të vogël se normalja dhe se 90 përqind e tyre kanë shanse më të mëdha për lindje të parakohshme.
Hulumtimi është kryer me qëllim që të përcaktohet se pse gjithnjë e më shumë foshnje lindin para kohe dhe me peshë të vogël. Shkencëtarët kanë analizuar 37 hulumtime të kryera në tërë botën në mesin e viteve 1965 deri më 2001.
Ata kanë dashur që ta vërtetojnë se a janë abortimet shkak i mundshëm për këto komplikime dhe dështime në shtatzëni. Dr Prakesh Shah i cili ka punuar në këtë hulumtim thotë që ekzistojnë disa arsye se përse abortimi ka ndikim të këtillë në shtatzënitë e ardhme. 'Shkaku kryesor është ai fizik, përkatësisht dëmtimi i mitrës me rastin e kryerjes së abortimit.
Mendoj që femrat para se të kryejnë abortin duhet që të informohen dhe paralajmërohen për dëmet që mund ti pësojnë dhe pasojat me të cilat mund të përballen gjatë shtatzënive të ardhme', pohoi dr. Shah./Bota Sot/E përgatiti: Diella XHOKLI