E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me ligjin për tregti me pakicë përfitimi më i madh për shitësit është regjistrimi i tyre nëpër komuna. Fiskalizimi i tregtarëve në tregjet e gjelbra duhej të fillonte që nga janari i kaluar, por zbatimi i tij u shty pas protestave të tregtarëve para Qeverisë.
Dy ligje tė reja do tė rrisin buxhetin e komunave











Ligji për tregti me pakicë dhe ai për minerale, do të ndikojnë në rritjen e buxhetit të komunave në Maqedoni. Kjo u tha në takimin midis ministrit të ekonomisë Fatmir Besimi dhe përfaqësuesve të bashkësisë së vetëqeverisjes lokale.

Sipas Besimit, përveç heqjes dorë nga fiskalizimi i tregjeve të gjelbra, me parashikimet e bëra, komunat fitojnë 3 deri 5 % të fondeve nga tatimi personal, ndërsa me kërkesë të komunave rritet përqindja e fondeve të cilat do t’u takojnë komunave nga ligji i mineraleve.

“Definitivisht do të kenë përfitim, pasi tani edhe në mënyrë legale do të mund t’i kryejnë aktivitetet e tyre ekonomike në kuadër të tregjeve. Ndërsa në të drejtën e koncesionimit nga 40 % e deritashme me propozim të komunave deri 78 % t’u takojë buxheteve të komunave”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i ekonomisë.

Për drejtuesit e komunave, dy ligjet, do të kontribuojnë dukshëm në legalizimin e ekonomisë së paligjshme.

“Ky ligj mundësoi që tezgaxhinjtë të mos fiskalizohen duke kontribuar që për herë të parë të bëhet legalizimi i këtij biznesi në nivel të Maqedonisë”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BNJVL-së.

Me ligjin për tregti me pakicë përfitimi më i madh për shitësit është regjistrimi i tyre nëpër komuna. Fiskalizimi i tregtarëve në tregjet e gjelbra duhej të fillonte që nga janari i kaluar, por zbatimi i tij u shty pas protestave të tregtarëve para Qeverisë.

Nevzat Mamuti

Publikuar: 19.09.2009 | 14:14
Lexuar: 494 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime