E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Nenteksti i kesaj eshte t'u behet thirrje maqedonasve te çlirohen nga pushtuesit. Dmth te hyjne ne nje konflikt te hapur me shqiptaret. Nese u veme gjerave emrine vertete te tyre, atehere do themi qe ky eshte nje atentat qe i behet bashkejeteses dhe bashkeqeverisjes ne Maqedoni. Eshte nje nxitje per konflikt te hapur, vlerson historiani Sabri Godo
Enciklopedia e satrap akademikėve tė gėrditėshėm






Godo: Enciklopedia e re maqedone thirrje për konflikt

Asnje akademik qe ka sadopak njohuri ne fushen e arkeologjise apo dhe te historise nuk do te guxonte te shkruante pretendimin se shqiptaret jane nje popull malesor qe u vendos ne Maqedoni pas shekullit te 16.

Ky eshte vleresimi i pare i zevendeskryetarit te Akademise se Shkencave te Shqiperise Myzafer Kerkuti, i cili ne nje interviste per Alsat jep disa fakte konkrete te pranise se fiseve ilire ne token maqedonase dhe deri ne kufi me lumin Vardar.

"Kam parasysh botimet e bera pas Luftes se Dyte Boterore nga vete specialistet ish jugosllave, ose maqedonas. Ne vitin 1952 arkeologu i njohur Lahtov, botoi studimet qe kishte bere ne varrezen e Trebenishtit. Trebenishti eshte ngjitur me Ohrin, nje varreze monumentale, shume e pasur, e shekujve 7-8 para Krishtit.

Dhe pasuria e materialit, larmia e materialit, luksi i materialit, eshte fjala per maska prej ari, per objekte te shtrenjta, te nje parie, aristokracie mjaft te avancuar bashkekohore. Dhe ne perfundimet e tjera esht dhe konkluzioni i rendesishem, shume historik, ku vete Lahtovi thote se kjo popullsi eshte popullsi ilire. Nuk kemi pse te veme ne dyshim nje te vertete qe eshte nga vete goja e specialisteve te tyre", thote Myzafer Kerkuti, Zv/kryetar i Akademise se Shkencave, Shqiperi.

Akademiku Kerkuti thote se te dhenat e mesiperme jane te materializuara edhe ne zbulimet arkeologjike qe ndodhen ne zemer te Maqedonise, ne muzeun e Shkupit.

"Ne mbeshtetje te ketyre dy shembujve qe prura nga specialistet e vendit te tyre, une pata rastin vitin e kaluar te shoh rezultatin e kerkimeve ne kalane e Shkupit, dhe ne kalane e Ohrit. Dy qendra te medha antike, parasllave ne tere kuptimin e vet, sepse per informacion duhet te kujtojme qe sllavet e pare, ose bullgaret me mire, se keshtu quhen sllavet bullgare, vijne ne shekullin 6-7 pas Krishtit. Kane zbuluar jo me shtresa vetem te vona te mesjetes, ose te periudhes sllave te hershme po kane zbuluar shtresa te pasura kulturore te epokes se hekurit", vijon Kerkuti.

Sabri Godo


Nderkohe, politikani, historiani dhe shkrimtari i njohur Sabri Godo e ka vleresuar si nje akt shume te rende per bashkejetesen e shqiptareve dhe maqedonasve citimet qe shkruhen ne fjalorin e ri te Maqedonise, ku shqiptaret citohen si te ardhur shume vone ne ato toka.

"Nenteksti i kesaj eshte t'u behet thirrje maqedonasve te çlirohen nga pushtuesit. Dmth te hyjne ne nje konflikt te hapur me shqiptaret. Nese u veme gjerave emrine vertete te tyre, atehere do themi qe ky eshte nje atentat qe i behet bashkejeteses dhe bashkeqeverisjes ne Maqedoni. Eshte nje nxitje per konflikt te hapur.

Si ideologji kjo nuk eshte nje gje e re, se 100 vjet me pare kane folur serbet, qe shqiptaret jane te eger, jane me bisht, jetojne neper pyje, etj., etj. Kjo eshte nje perseritje e asaj, shkelin drejt per drejt ne keto gjurme te ketyre serbomedhenjve te kohes se shkuar", thote Sabri Godo.

Godo thote me tej se Ministia e Jashtme te nis komunikimin me Shkupin zyrtar nepermjet kanaleve diplomatike, nje veprim qe sipas politikanit te njohur, nuk eshte nje ogur i mire.

"Tani sipas mendimit tim, duhet qe qeveria maqedonase te thote fjalen e vet, po ose jo, kjo eshte bere me investimin e qeverise maqedonase. Ne qofte se pajtohet me te dhe e le ne qarkullim kete gjoja veper te akademikeve te fandaksur, atehere kjo eshte nje rreshqitje e rrezikshme, qe con drejt percarjes se Maqedonise", vijon Godo.
Ne analizen historike te ketij pretendimi, te shkruar ne fjalorin e ri enciklopedik shqiptaret rezultojne per here te pare si asnjehere tjeter, sipas Godos, edhe pushtues.

Xhevat Ademi


BDI-ja do ta padisë ASHAM-në

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes një komunikate për shtyp njofton se do ta padisë ASHAM-in për insinuatat dhe gënjeshtrat e prezentuara në Enciklopedinë e publikuar para pak ditësh nga Akademia e Artit dhe Shkencave të Maqedonisë.

Sipas deputetit të BDI-së Xhevat Ademi padia do të jetë jo vetëm për shpifjet për kryetarin e BDI-së, Ahmeti për gjoja krime lufte, por edhe për gënjeshtrat dhe pasaktësitë që përmban Enciklopedia për origjinën dhe autoktoninë e shqiptarëve.

"Në Enciklopedi ka aq shumë pasaktësi, budallallëqe dhe aq shumë idiotizëm e shovinizëm saqë njeriu duhet patjetër të mendohet thellë se pse ndodh kjo… Cfarë porosie dëshiron të përcjellë ASHAM-i me këtë?", deklaron Ademi

"Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të rrijë duarkryq dhe indiferent ndaj këtij sulmi primitiv të akademikëve maqedonas, por do t’i ndërmarrë të gjitha masat që të korrigjohen gabimet, gënjeshtrat, shtrembërimet dhe budallallëqet e këtij publikimi të shtypur me paratë e popullit.", thuhet në kumtesën e BDI-së.


Rahim Shukriu


Profesori Shukri Rahimi padit akademikun Ristovski

Profesori Shukri Rahimi i cili figuron si redaktor në Enciklopedinë e parë Maqedonase, distancohet plotësisht nga përfshirja e mundshme në punimin e këtij projektit famëkeq ndaj shqiptarëve. Në një intervistë për ALSAT, Rahimi tha se do të ngrejë padi penale kundër akademikut Bllazhe Ristosvski, por edhe institucionit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, për keqpërdorim dhe përbaltjen e emrit të tij, dhe për më tepër, për akuzat se gjoja ka redaktuar historinë e shqiptarëve dhe për atë paska marrë edhe honorarë.

“Do të bëjë një denoncim gjyqësor penal kundër Bllazhes, por edhe kundër Redaksisë në përgjithësi, që as nuk më kanë konsultuar edhe e kanë futur atë ashtu siç është. Unë plotësisht distancohem nga ajo që ka deklaruar Bllazhe Ristovski se paskam qenë përgjegjës për historinë shqiptare në enciklopedinë e Maqedonisë për arsye se nuk kam qenë anëtarë i redaksisë e as që kam shkruar ndonjë punim për Enciklopedinë.”, mohon profesori i Historisë Shukri Rahimi.
Një ditë më parë, akademiku Bllazhe Ristovski deklaroi se nuk ka pasur asnjëherë dorëheqjen e historianit Shukri Rahimi në Akademi, dhe madje Ristevski pretendon se Rahimi është paguar. Por Rahimi kundërpërgjigjet se ka dhënë dorëheqjen nga Akademia që nga mbledhja e dytë e saj, dhe ka bashkëpunuar vetëm në hartimin e librave shkollor, ku historia shqiptare është prezantuar denjësisht.

"Më vjen keq, e kam mik Raimin, por ai për fat të keq ai ka dezinformuar se si e para unë asnjëherë nuk kam pasur dorëheqjen e tij dhe e dyta ai gjithmonë bashkëpunonte dhe bashkë kemi shkruar histori për shkollat e mesme një ndër autorët ishte edhe ai. ... por ai tërë kohën ka marrë edhe honorar çdo muaj për pjesëmarrjen tij në enciklopedi”, pohonte Bllazhe Ristovski,– akademik, antarë i ASHAM.
“A kjo që tha ai, se unë kam marrë honorarë, honorarët dihet se mbasi të kryhet puna, lëshohen honorarët, le të ketë fletëparaqitje, fletëpagesë për atë dhe të shohim, ku dhe kur i paskam marrë unë ato honorarë. Unë kam qenë përgjegjës për historinë shqiptare, por jo edhe për enciklopedinë por për tekstet shkollore për shkollat e mesme të Maqedonisë, e këtu mundet gjithkush ta lexoje e ta sheh se si e kam shkruar atë histori shqiptare.”, thekson profesori Shukri Rahimi.

Në Enciklopedinë e promovuar tre ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, historia shqiptare jo vetëm që është shtrembëruar, por shkruar edhe me cinizëm. Në të thuhet se të ashtuquajturit ‘shiptari’ janë planinci, të ardhur nga malet në shekullin e 16-të. Shteti i parë shqiptar, paska qenë krijuar në vitin ‘44 nga gjermanët. Por historiani Shukri Rahimi, i mbetet besnik punës së tij, dhe tregon se në punimet për shkollat e mesme, historia nuk është deformuar. Kjo është faqja e punimit të tij në librat shkollorë; epopeja e Skënderbeut dhe shqiptarëve në vitet 1444, shpallja e Shqipërisë e pavarur nga Ismail Qemali në 28 nëntor të 1912 etj.

Enciklopedia e sapopromovuar nga Akademia, e cila është një turp për shqiptarët, vuri në siklet edhe misionet diplomatike, amerikane dhe britanike në Shkup, kur thoshte se UÇK-ja ishte stërvitur nga ish oficerë amerikanë dhe britanikë. Ndaj të gjitha këtyre mashtrimeve, edhe BDI si parti si dhe Ali Ahmeti si lider i saj, do të ngrenë padi penale ndaj Akademisë, si institucion. Thirrjet e historianëve, subjekteve politike shqiptare dhe lëvizjeve qytetarë, janë rritur gjithashtu edhe për të nxjerrë urgjentisht nga qarkullimi këtë enciklopedi diskriminuese.

Shpetim Pollozhani


Pollozhani: Enciklopedia rezultat i senilitetit maqedon e impotencës shqiptare

Ka reaguar edhe shoqata e ish-burgosurve dhe të përndjekurve politik shqiptar në Maqedoni. Kryetari i saj, shpëtim Pollozhani përveç akademikëve maqedonas fajëson edhe politikën shqiptare, e cila nëpër institucionet e rëndësishme delegon njërëz joadekuat për të prezantuar historinë shqiptare.

“Ky është rezultat i infantilitetit dhe papjekurisë së kuazishkencës maqedone dhe kuazi intelektualëve maqedon, pasi bërthamën e Këshillit redaktues të kësaj enciklopedie e bëjnë njerëz, të cilët janë eksponuar pothuajse gjithnjë si antishqiptarë dhe janë në atë periudhën e senilitetit. Kjo është e para e dyta është si rezultat i impotencës së politikës së shqiptarëve dhe kuadrove shqiptarë në përgjithësi që janë të prezantuar në pushtet në ministrinë e Kulturës, në Akademinë e shkencës dhe në institucionet tjera, siç janë Enti për botimin e librave dhe veprave të ndryshme.”, vlerëson Shpetim Pollozhani, kryetar i shoqatës së të ish-burgosurve dhe të përndjekurve shqiptar në Maqedoni.


Enciklopedia


PDSH-DR: Akademikët e Qeveria të distancohen nga enciklopedia

Politika shqiptare ka reaguar sërish sot ndaj Enciklopedisë Maqedonase që diskriminon shqiptarët. Imer Aliu nga Partia Demokratike Shqiptare u ka bërë thirje akademikëve-pjesë e Akademisë, që të ngrenë zërin e protestës dhe të distancohen nga përmbajtja tendencioze e këtij projekti antishqiptarë.

“PDSH kërkon publikisht të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të akademisë, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali ALiu dhe të njëjtët të japin dorëheqje sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e akademisë maqedonase, anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë. Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi , mos luani me zjar, ju garantojmë se do digjeni.”, paralajmëroi Imer Aliu, anëtar i kryesisë së PDSH-së.

Nga Demokracia e Re, Enciklopedinë Maqedonase e kanë krahasuar me projektet Serbe të viteve të 80-ta të udhëhequra nga Çubrilloviqi.
"Ne nga ky institucion I lartë shtetëror I financuar me paratë e gjithë qytetarëve të Maqedonisë marrim projekte të cilat nuk e ndërtojnë shtetin, por e shkatërojnë shtetin. Ky project I ngjan shumë afër projektit të viteve të 80 të ish Jugosllavisë të Çubrilloviqit, ky projekt fatëkeqësisht nuk prodhon miq, por tek shqiptarët tenton të prodhon armiq të vendit. Kërkojmë nga Qeveria që të distancohet nga ky projekt për arsye se ky projekt financohet nga paratë e shtetit", tha Imer Selmani, kryetar i DR-së.
Reagimet politike, vijojnë prej dy ditësh tashmë, ndaj Enciklopedisë. Asaj i janë bashkuar shumë organizata dhe lëvizje, si dhe shoqata historianësh. /Alsat-M/

P.S. Titulli është i Yll Press-it


Publikuar: 19.09.2009 | 12:32
Lexuar: 944 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Faris Miftari (22/09/2009 03:22:22) eshte e rruges qe sa me shpejt te reagojn me nje not proteste te dy akademit tona ajo e republikes se Shqiperis dhe ajo e Kosoves kunder ketij provokimi kombetar ndaj shqiptarve nga pala maqedonase

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime