E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çdo fjalë e nxjerrë nga goja pasqyron mënyrën tonë të mendimit dhe principet tona. Çdo fjali e formuar, çdo mendim që na kalon në mendje janë frymëzime, mësime të dhëna vetes sonë.
Mënyra e të folurit mund t’ju plakë më shpejt


Mijëra mendime kalojnë në mendjen tonë gjatë ditës, qindra prej tyre pasqyrohen në botën e jashtme me anë të fjalëve.

Çdo fjalë e nxjerrë nga goja pasqyron mënyrën tonë të mendimit dhe principet tona. Çdo fjali e formuar, çdo mendim që na kalon në mendje janë frymëzime, mësime të dhëna vetes sonë.

Ne vazhdojmë ta mësojmë veten pa pushuar asnjë moment. Tani duhet të ndërgjegjësoheni rreth kësaj pike.

Ushtrimi juaj i sotëm është të kapni mësimet negative të nxjerra nga goja juaj, transmeton Start shkrimin. Fokusi im përqendrohet vazhdimisht në mënyrën e të folurit të njerëzve dhe për këtë arsye arrij të dalloj investimet negative që njerëzit e njohur apo të panjohur bëjnë mbi të ardhmen e tyre. Sigurisht që dallimi i kësaj nga të gjithë njerëzit do të mundësojë investime pozitive në vitet e ardhshme.

Fjalë “mos vallë po plakem, kam filluar të harroj shpesh kohet e fundit”, të një gruaje 50 –vjeçare, “po më shtohen sëmundjet me kalimin e viteve”, ose fjalët e një 40-vjeçari “kështu më dhemb koka mua”, “vuaj nga migrena” dhe lidhja e tij me sëmundjen apo ankesat e disa njerëzve të tjerë të shprehura me fjalë si “jeta është shumë e vështirë, shumë” janë frymëzime negative që njeriu i dhuron vetes së tij.

Nëse ju e perceptoni plakjen si sëmundje, humbje të fuqive, prishje të bukurisë, humbje e aktivitetit fizik atëherë do të krijoni një pleqëri të tillë për veten tuaj. Fusha juaj e perceptimit është fokusuar mbi një tip pleqërie të tillë dhe truri juaj do të mundësojë njohjen e pleqërive të tilla. Dhe në këtë mënyrë do të bindni veten tuaj. Por në të vërtetë të gjithë të moshuarit nuk janë ashtu. Ka shumë të moshuar të cilët nuk tregojnë për moshën e tyre, trupin dhe mendjen e kanë të gjendje optimale, bëjnë një jetë aktive dhe shihen si njerëz të urtë e të mençur nga njerëzit përreth. Nëse besoni se kjo është e mundur perceptimi juaj do të rrëshqasë tek të moshuarit e shëndetshëm dhe do t’ju mundësojë dallimin e tyre. Ajo që i ndryshon njerëzit nga njëri-tjetri janë mendimet dhe besimet e tyre.

Mbani pranë vetes një bllok shënimesh dhe përpiquni të kapni të gjitha fjalitë negative të nxjerra sot nga goja dhe më pas shkruajini. Në darkë mund të ngeleni të habitur nga fjalitë e shumta. Ky ushtrim do të jetë një hap i shpejtë për ndryshimin tuaj. Pastaj askush nuk dëshiron t’i bëjë keq vetes apo jo? Ta kuptosh këtë është diçka e bukur…

Publikuar: 01.08.2012 | 09:44
Lexuar: 909 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime