E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo ndarje i përket kohës kur Mali i Zi ishte pjesë e Federatës Jugosllave dhe Jugosllavia njihej si një shtet i vetëm dhe kishte sipërfaqe tokësore më të madhe se Shqipëria dhe i takonte dhe sipërfaqe ujore më e madhe. Por me shpërbërjen e Federatës Jugosllave, pjesa jo shqiptare e liqenit i përket vetëm Malit të Zi, një shtet ky me sipërfaqe tokësore më të vogël se Shqipëria.
Liqeni i Shkodrës, a duhet që Mali i Zi të marrë 2/3 e territorit





Anila Dushi

Liqeni i Shkodrës më i madhi në Gadishullin e Ballkanit ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² me një gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë, ndërsa 2/3 Malit të Zi.

Kjo ndarje i përket kohës kur Mali i Zi ishte pjesë e Federatës Jugosllave dhe Jugosllavia njihej si një shtet i vetëm dhe kishte sipërfaqe tokësore më të madhe se Shqipëria dhe i takonte dhe sipërfaqe ujore më e madhe. Por me shpërbërjen e Federatës Jugosllave, pjesa jo shqiptare e liqenit i përket vetëm Malit të Zi, një shtet ky me sipërfaqe tokësore më të vogël se Shqipëria.

Ky ndryshim i hartës politike ka diktuar dhe nevojën e ndryshimit të kufirit ujor në liqenin e Shkodrës, që duhet të jetë në favor të Shqipërisë. Por deri tani asgjë nuk ka ndodhur dhe shteti shqiptar nuk ka marrë asnjë veprim konkret.

Prefekti i qarkut të Shkodrës, Voltana Ademi, e pyetur nga gazeta “Shekulli” për këtë shprehet se “institucioni i prefektit nuk ka ndonjë dijeni që të ketë filluar ndonjë negociatë për këtë çështje”.

“Nuk di të ketë ndonjë indikacion për këtë, pasi si institucion as kemi tagër as për diskutim të kësaj çështjeje pasi i përket niveleve më të larta”, thotë Ademi.

Por dhe banorë që jetojnë pranë brigjeve të liqenit, shprehen se as kanë parë dhe as kanë dëgjuar për një gjë të tillë. Ata që merren me peshkim shpesh janë bërë pjesë e dhunimeve që i bën policia kufitare malazeze duke i akuzuar se kanë hyrë në ujërat e tyre territoriale të tyre, ndërsa nuk ka asnjë shenjë që ta tregojë këtë.

Takimet dypalëshe mes policive kufitare të dy vendeve ,të cilat kur zhvillohen në Shqipëri bëhen në Shkodër, asnjëherë nuk e kanë trajtuar këtë problem. Më 20 janar të këtij viti në takimin e fundit mes këtyre dy strukturave,një çështje e tillë nuk është prekur.

Publikuar: 01.08.2012 | 10:02
Lexuar: 2605 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime