E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri grek, Andonis Samaras sot sërish do të takohet me partnerët e koalicionit Evangelos Venizelos dhe Fotis Kuvelis me qëllim që edhe një herë të tentojnë të dakordohen për masat, me të cilat në dy vitet e ardhshme duhet të kursehen 11,5 miliardë euro.
Partnerët e koalicionit grek sërish do të bisedojnë për masat për kursim


Kryeministri grek, Andonis Samaras sot sërish do të takohet me partnerët e koalicionit Evangelos Venizelos dhe Fotis Kuvelis me qëllim që edhe një herë të tentojnë të dakordohen për masat, me të cilat në dy vitet e ardhshme duhet të kursehen 11,5 miliardë euro.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Samaras shpreson se do t'ia dalë t'i bind liderët e PASOK-ut dhe të Majtës demokratike që t'i tejkalojnë rezervat të cilat i kanë lidhur me plotësimin e kërkesave të kreditorëve ndërkombëtarë.

Samaras dje u takua me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane me qëllim që të sqarohen disa çështje ekonomike. Disa burime të paemëruara kumtuan se Samaras e ka bindur "treshen" se masat do të dakordohen në këtë javë, ndërsa javën e ardhshme do të sillen në detaje. Kjo është me rëndësi kyçe për raportin të cilin duhet ta përgatisë "treshja" nga e cila më tej do të varen transhat e ardhshme nga huaja e FMN-së dhe eurozonës.

Venizelos dhe Kuvelis akoma nuk mund të pajtohen për uljen e pagave dhe pensioneve dhe vlerësojnë se kjo vetëm se do ta thellojë recesionin në Greqi dhe do të ketë ndikim të madh mbi qëndrueshmërinë e Qeverisë greke.

Shefi i Qeverisë greke dje pati takim në lidhje me programin për privatizim dhe eksploatimin e pronësisë shtetërore. Pas takimit nuk janë dhënë kurrfarë deklaratash zyrtare. Në takim morën pjesë ministri i Financave, Janis Sturnaras, zëvendësministri për zhvillim, Notis Mitarakis, kryetar i fondit grek për privatizim Takis Atanasopulos, si dhe drejtori ekzekutiv i fondit, Janis Emiris.

Publikuar: 01.08.2012 | 10:03
Lexuar: 679 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime