E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hidroelektrana, ndërtimi i së cilës kushton rreth 70 milionë euro, do të jetë me fuqi instaluese prej 36,4 megavatëve dhe prodhim vjetor prej 66 gigavatëve orë energji elektrike.
HEC






SHA "Elektranat e Maqedonisë" sot do ta lëshojë në përdorim hidroelektranën e re "Sveta Petkë", e locuar ndërmjet HEC Kozjak dhe HEC Matkë, me çka në mënyrë optimale shfrytëzohet hidropotenciali i lumit Treska.

Hidroelektrana, ndërtimi i së cilës kushton rreth 70 milionë euro, do të jetë me fuqi instaluese prej 36,4 megavatëve dhe prodhim vjetor prej 66 gigavatëve orë energji elektrike.

Diga e hidroelektranës së re është rrëshinore, me lakim të dyfishtë dhe e punuar pa armaturë me beton të posaçëm i cili nuk krijon çarje dhe është rezistent ndaj ngrirjes. lartësia e saj paraqet 69 metra me gjatësi të kurorës prej 118 metrave, ndërsa niveli i kurorës është në 364 metra lartësi mbidetare. Është bërë nga blloqe betoni nga të cilat ato të shtyllave janë me gjerësi prej 10 metrave, ndërsa të fundit janë të gjerë dy metra. Në të janë ndërtuar 29.000 metra kub beton.

Me hapësirën shfrytëzuese të akumulimit të gjatë 11 kilometra, HEC "Sveta petka" së bashku me hapësirën akumuluese shfrytëzuese në disponim nga akumulimi ekzistues Matkë, duhet të mundësojë rirregullim të përhershëm të ujërave rrjedhëse ditore nga HEC "Kozjak", në pajtim me nevojat e shfrytëzuesve të tjerë të ujit në rrjedhë të ujit nga HEC Matka (furnizimi me ujë, ujitja, minimumi biologjik dhe nevoja të tjera).

Si objekt energjetik, HEC "Sveta Petka" do të punojë si hidroelektranëqarkulluese me ujërat rrjedhës të HEC "Kozjak" gjatë ditës, të rirregulluar dhe maksimalisht të harmonizuar sipas kërkesave të shfrytëzuesve të tjerë të ujit në rrjedhët ë ujit nga HEC "Matka". Me punë paralele të HEC "Kozjak" dhe HEC "Sveta Petka" do të fitohet fuqi e disponueshme shtesë prej 116,4 megavatëve në sistemin elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë.

Kryes kryesor i punëve ndërtimroe të hidroelektranës "Sveta Petkë" ishte Riko sllovene, projektant Energoprojekt nga Beogradi, prodhues i digës Graniti, ndërsa i ndërtesës makinerike Betoni.

Në hidroelektranë janë të instaluara turbina të Litostroj nga Lubjana, gjeneratorë të Vatek-ut austriak, pajisje për menaxhim Simens, mbrojtje ABB dhe transformatorë Engra Lubjanë.

Publikuar: 01.08.2012 | 10:18
Lexuar: 2131 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime