E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Misioni bazë i Institutit i cili funksionon si pjesë e veprimtarisë hulumtuese të Mikrosa-Prilep është zhvillim i teknologjive të reja për prodhimin e materialeve kompozitore bashkëkohore përmes vendosjes së inovacioneve në modelimin, simulimin dhe kontrollin e punëve industriale.
Në Prilep do të hapet ndërtesë e re e Institutit për kompozita bashkëkohore dhe robotikë - Mikrosam








Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të mbajë fjalim në hapjen solemne të ndërtesës së re të Institutit për kompozita bashkëkohore dhe robotikë - Mikrosam në Prilep.

Instituti për kompozita dhe robotikë është i pari dhe i vetmi në Ballkan, i themeluar në vitin 2009, në kuadër të veprimtarisë hulumtuese të Mikrosam nga Prilepi, ndërsa në të cilin do të bëhen studimet e magjistraturës dhe doktoraturës, të dedikuara për studentë të cilët i kanë përfunduar studimet e tyre deridiplomike në fakultetet e drejtimit inxhinierik ose shkencat matematiko-natyrore, si nga Republika e Maqedonisë ashtu edhe nga jashtë.

Misioni bazë i Institutit i cili funksionon si pjesë e veprimtarisë hulumtuese të Mikrosa-Prilep është zhvillim i teknologjive të reja për prodhimin e materialeve kompozitore bashkëkohore përmes vendosjes së inovacioneve në modelimin, simulimin dhe kontrollin e punëve industriale.

Në kuadër të hapësirës hulumtuese evropiane ky Institut është i vetmi i cili në një vend i ka pesë teknologjitë kyçe për zhvillimin e kompozitave bashkëkohore për industrinë e aeroplanëve, për industrinë kozmike, si dhe për industrinë e gazit dhe naftës që të sigurohet transport i ri dhe më ekonomik i deponimit të energjisë.

Studimet do të organizohen në pajtim me parimet e sistemit EKTS, gjegjësisht sipas parimeve të Bolonjës, e gjithë kjo njëherësh në pajtim me rregullat e Maqedonisë për arsimin e lartë. Drejtimet të cilat i janë ofruar Institutit janë klasifikuar në sektorin për kompozita bashkëkohore (teknologji të materialeve dhe nano-teknologji), si dhe sektorin për robotikë (inxhinieri elektrike, elektronile dhe informatike, inxhinieri makinerike).

Studentët të cilët do të jenë pjesë e këtij sistemi arsimor, do të kenë mundësi të marrin pjesë dhe të jenë pjesë e projekteve të shumta dhe bashkëpunimeve me institutet e tjera shkencore në botë të kësaj fushe.

Publikuar: 01.08.2012 | 10:19
Lexuar: 1191 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime