E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga të gjitha shtetet në rajon, raporte të posaçme për gjendjen lidhur me terrorizmin gjatë vitit të kaluar Departamenti i Shtetit përgatiti vetëm për Bosnjë e Hercegovinën, Greqinë, Kosovën dhe Serbinë, transmeton Zëri i Amerikës.
Raport vjetor për luftën kundër terrorizmit: Maqedonia merr pjesë në bashkëpunimin kufitar








Departamenti amerikan i Shtetit në raportin vjetor për luftën kundër terrorizmit global e cek Maqedoninë si partner në kontekstin rajonal dhe bashkëpunimin kufitar.

Raporti e veçon Maqedoninë, së bashku me Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, në formimin e qendrave të përbashkëta informative dhe patrullat kufitare.

Nga të gjitha shtetet në rajon, raporte të posaçme për gjendjen lidhur me terrorizmin gjatë vitit të kaluar Departamenti i Shtetit përgatiti vetëm për Bosnjë e Hercegovinën, Greqinë, Kosovën dhe Serbinë, transmeton Zëri i Amerikës.

Likuidimi i Osama bin Ladenit, themeluesit dhe liderit të Al Kaedës në 22 vitet e fundit e shënoi vitin e kaluar si ngjarje numër një në përpjekjet globale kundër terrorizmit, theksohet në raportin e kumtuar vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit në këtë temë, transmeton Zëri i Amerikës. Edhe pse nuk ka pasur sulme terroriste ndaj SHBA-së në vitin 2011, Departamenti i Shtetit në raport e cek shqetësimin për shkak të kërcënimeve nga terrorizmi nga persona të rritur në SHBA.

SHBA e ndan Iranin si vend - kryesor - sponzor i terrorizmit, duke pohuar se Teherani zyrtar edhe më tej vazhdon me minimin e përpjekjeve për paqe dhe demokraci, me çka paraqet rrezik për stabilitetin e Lindjes së Afërt dhe Azisë Jugore.

Publikuar: 01.08.2012 | 10:45
Lexuar: 770 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime