Me rastin e festës së Fitër Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe në emër të anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të gjithë besimtarëve të konfesionit islam t'ua uroj këtë festë duke dëshiruar që kjo festë të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore.
Urim i kryetarit të BDI-së

Festa e Fitër Bajramit paraqet sakrificën për paqen dhe lumturinë e njeriut.
Është ditë e besimit në Zotin, ditë e mirëkuptimit, e nderimit dhe e dashurisë ndaj njëri-tjetrit.
Në këtë festë duhet tu gjendemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore.
Le të jetë festa e Fitër Bajramit moment i vetëdijesimit tonë, kur ne do të dimë ta respektojmë dinjitetin njerëzor.
Ali Ahmeti
KRYETAR
Urim i zëvendës kryeministërit tëRM-së
Shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe në emër të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Qeveria e Republikës së Maqedonisë, të gjithë besimtarëve mysliman tua uroj Festën e Fitër Bajramit, me dëshirë që edhe në këtë festë të madhe myslimane, të Ju përcjellë, fati, begatia, dashuria njerëzore.
Me respekt,
Abdilaqim Ademi- Zëvendës kryeministër i RM-së