E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Babai i Shahrkhanit, Aliu, një ditë më parë kishte thënë se vajza e tij nuk do të garojë pa ferexhe. Por, në fund mund të buzëqesh edhe ai, me marrëveshjen e arritur.
Xhudistes arabe i lejohet ferexheja gjatë ndeshjes në Olimpiadë











Njërës prej dy sportisteve femra të Arabisë Saudite në Olimpiadë, pjesëmarrëse në Olimpiadën e Londrës, i është lejuar të garojë në sportin e xhudos duke veshur ferexhe.

Pas mosmarrëveshjeve që plasën ndërmjet Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Federatës Ndërkombëtare të Xhudos dhe Arabisë Saudite u vendos që xhudistja Wodjan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani ti lejohet të mbajë në kokë diika të ngjashme me shaminë islamike, e cila të mos kompromentodjë sigurinë e saj gjatë ndeshjes.

Babai i Shahrkhanit, Aliu, një ditë më parë kishte thënë se vajza e tij nuk do të garojë pa ferexhe. Por, në fund mund të buzëqesh edhe ai, me marrëveshjen e arritur.

Përpos kësaj xhudisteje, Arabia Saudite ka në skuadër edhe atleten Sarah Attar, e cila po ashtu e ka ndërmend të garojë me ferexhe, në bazë të obligimit të fesë së saj.

Publikuar: 01.08.2012 | 11:56
Lexuar: 923 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime