E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hapin e parë të përbashkët me Presidentin e Klubit e kemi ndërmarrë nëpërmjet të ndryshimit të emrit të klubit nga Slloga në Shkupi që është mirëpritur nga të gjithë tifozët, shtoi ai.
Përpjekje për ta rikthyer klubin shqiptar Shkupi në garat cilësore








Sot në Shkup, përfësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, u takua me drejtuesin e Klubit Futbollistik Shkupi (ish Slloga) si dhe me tifozët e këtij klubi në mënyrë që të bëhën përpjekje për ta rikthyer klubin shqiptar në garat cilesore në vend.

"Jemi tubuar sot për të prezentuar para jush përpjekjet e përbashkëta të klubit futbollistik Shkupi dhe tifozave me përkrahjën tonë si subjekt politik për të rikthyer krenarinë e Shkupjanëve në majat e futbollit të Maqedonisë. Siç e dini, para ca viteve, krenaria e shqiptarëve në Çair dhe në Shkup u përjashtua nga liga e parë dhe që nga atëherë, shkallët e stadiumit mbetën të zbrazëta dhe fusha e gjelbërt e boshatisur. Ky realitet i zymtë nuk guxon të vijojë", deklaroi Artan Grubi.

Hapin e parë të përbashkët me Presidentin e Klubit e kemi ndërmarrë nëpërmjet të ndryshimit të emrit të klubit nga Slloga në Shkupi që është mirëpritur nga të gjithë tifozët, shtoi ai.

"Tash, ka ardhë koha që ti rekemi punës për ta rikthyer klubin aty ku e ka vendin. Pasi që kemi zhvilluar disa takime të përbashkëta, kemi arritur pajtueshmëri që bashkarisht të intensifikojmë përpjekjet që Klubi Futbollistik Shkupi të tejkalojë masën e suspendimit nga garat dhe që në bashkëpunim edhe me federatën e futbollit të Maqedonisë, të bëhët çmos që Shkupi ti kthehet fushës së gjelbërt dhe tifozët ti kthehen tribunave. Morrëm premtimin edhe të Presidentit të klubit se KF Shkupi do t’iu rikthehet garave", u shpreh Grubi.

Përfësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi tha se BDI-ja si subjekt politik deshiron të ndihmojë sportin shqiptar në Maqedoni dhe të promovojë frymën sportive tek të rinjtë. Andaj, pa rezervë i jemi bashkangjitur përpjekjeve për rikthimin e klubit në garat cilësore në vend dhe shpresojmë që edhe Federata e Futbollit do të ketë mirëkuptim dhe do të vendos në favor të KF Shkupi.

"Gjithashtu, ne bashkarisht përshëndesim ndryshimet e fundit në Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe në veçanti zyrtarizimin e gjuhës shqipe nga ky organ më i lartë i futbollit në vend. Ky vendim reflekton realitetin e ri të pas vitit 2001 në Maqedoni dhe duhet të shërbejë si shembull për të gjitha institucionet tjera që akoma hezitojnë ta pranojnë këtë realitet. I gjithë dokumentacioni i Federatës, fjalimet e delegatëve, shkresat e ndryshme, kërkesat/ankesat e klubeve shqiptare drejtuar FFM-së do të mund të bëhen në gjuhën shqipe, ndërsa po ashtu përgjigjet kthyese do të jenë në gjuhën shqipe".

Ky vendim i Federatës ndjellë shpresë që sporti do të thej kufijtë midis komuniteteve dhe do ti afrojë ato edhe më tepër dhe ne jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë, deklaroi Artan Grubi, përfësues i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Publikuar: 01.08.2012 | 12:33
Lexuar: 923 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime