E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Kukës ku nje makine me targa gjermane me të cilën udhëtonin 3 pjesëtarët e familjes Sele ka dalë nga rruga dhe është përmbysur ne ane te rruges.
Aksident në Fushë-Milot, vdesin burrë e grua







Një çift nga Kosova ka gjetur vdekjen ndërsa djali i tyre është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Kukës ku nje makine me targa gjermane me të cilën udhëtonin 3 pjesëtarët e familjes Sele ka dalë nga rruga dhe është përmbysur ne ane te rruges.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen bashkëshortët Tafil dhe Feride Sele përkatësisht 41 dhe 39 vjeç ndërsa është plagosur djali i tyre Fatjon Sele.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Publikuar: 01.08.2012 | 13:29
Lexuar: 892 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime