E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Për të arritur suksesin duhet cilësi, bashkim, pasion dhe punë. Ka disa faktorë që çojnë tek triumfi dhe jo vetëm një”, shpjegoi Mourinho siç publikon gazeta spanjolle ‘AS’.
Mourinho: Dua Ligën e Kampioneve me Realin








Jose Mourinho mbajti një konferencë me trajnerët amerikanë të futbollit në Los Angeles, aty ku Real Madrid po kryen fazën përgatitore.

Gjatë kësaj konference ku ndërhynë edhe ndihmësit e trajnerit portugez, “Special One” foli për punën e tij të përditshme me futbollistë të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Iker Casillas.

“Për të arritur suksesin duhet cilësi, bashkim, pasion dhe punë. Ka disa faktorë që çojnë tek triumfi dhe jo vetëm një”, shpjegoi Mourinho siç publikon gazeta spanjolle ‘AS’.

Gjithashtu trajneri luzitan u ndal edhe në sezonin e ri që pret kampionët në fuqi të Spanjës. Mourinho theksoi se objektivi kryesor i Real Madrid është Liga e Kampioneve.

“Këtë vit duam të fitojmë Champions dhe të mbrojmë titullin kampion. Kemi dy vite që eleminohemi në gjysmëfinale dhe kësaj radhe duam të hedhim edhe një hap tjetër për të shkuar në finalen e madhe”, deklaroi trajneri portugez.

Publikuar: 01.08.2012 | 13:34
Lexuar: 722 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime