E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zbulimi është bërë në nëntorin e vitit të kaluar, por është bërë publik vetëm ditën e sotme pasi janë konfirmuar gjenet e tyre.
Brazil, zbulohet gjarpri pa sy







Kërkuesit shkencorë në Brazil kanë zbuluar një lloj të ri gjarpri në pyjet e Amazonës.

Gjashtë gjarpërinjve të gjetur në lumin Madeira u mungojnë sytë dhe janë pjesë e një familjeje.

Zbulimi është bërë në nëntorin e vitit të kaluar, por është bërë publik vetëm ditën e sotme pasi janë konfirmuar gjenet e tyre.

Biologu Julian Tupan tha për faqen braziliane të internetit Estadao: “Nga gjashtë gjarpërinjtë që gjetëm, njëri ngordhi, tre i lamë të lirë dhe vetëm dy mbajtëm për studim. Edhe pse duken si gjarpërinj, ata janë më shumë amfibë se sa zvarranikë. Besojmë se marrin frymë me anë të lëkurës dhe ushqehen me peshq të vegjël e krimba, por asgjë nuk është e sigurtë deri tani.”

“Amazona është plot surpriza kur bëhet fjalë për amfibët dhe zvarranikët. Ka ende shumë gjëra të pazbuluara”, shton Tupan.
Brazil, zbulohet gjarpri pa sy

Publikuar: 01.08.2012 | 14:25
Lexuar: 4725 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime