E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai ritheksoi se marrëveshja është nënshkruar 13 vite më parë, se është diskutuar në nivel diplomatik dhe se kufijtë ndërmjet të dyja shteteve ishin caktuar deri në vitin 2005, kur marrëveshja ishte ligjshmërisht e pjekur për ratifikim, por nuk ishte ratifikuar për arsye politike.
Millanoviç flet rreth marrëveshjes për kufijtë me Bosnjën








Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviç, ka deklaruar se iniciativa për ratifikimin e një marrëveshjeje të 1999-ës ndërmjet Kroacisë dhe Bosnjës ka ardhur nga pala kroate dhe se qëllimi i dokumentit në fjalë ishte përmbyllja e një varg çështjesh dhe lidhja e Dobrovnikut me pjesën tjetër të shtetit.

Ai ritheksoi se marrëveshja është nënshkruar 13 vite më parë, se është diskutuar në nivel diplomatik dhe se kufijtë ndërmjet të dyja shteteve ishin caktuar deri në vitin 2005, kur marrëveshja ishte ligjshmërisht e pjekur për ratifikim, por nuk ishte ratifikuar për arsye politike.

Ai tha se Kroacia beson në të drejtën ndërkombëtare dhe se dëshiron që kriteret e njëjta të zbatohen në raport me të gjithë fqinjët dhe organizatat ndërkombëtare.

“Fakt është se kemi nënshkruar një marrëveshje në nivelin më të lartë dhe se një marrëveshje e tillë prodhon disa efekte ligjore”, tha kryeministri kroat.

Publikuar: 01.08.2012 | 14:52
Lexuar: 744 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime