E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ne e respektojmë procesin për zgjidhjen problemit në suaza të Kombeve të Bashkuara dhe i inkurajojmë të dy vendet të gjejnë zgjidhje sa është e mundur më shpejtë" theksoi Stano.
Komisioni Evropian i inkurajon të dy vendet të gjejnë zgjidhje për emrin







Nga Komisioni Evropian refuzojnë të përgjigjen nëse Bashkimi Evropian, si organizatë ndërkombëtare, duhet t'i respektojë aktvendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku me rastin e ankesës të Maqedonisë kundër Greqisë ka aktvendim të qartë se fqinji ynë jugor nuk guxon t'i bllokojë proceset integuese euro-atlantike të Maqedonisë.

Në këtë pyetje të korrespodentit të MIA-s nga Brukseli të parashtruar deri te Komisioni, Peter Stano, zëdhënësi i eurokomisarit për zgjerim Shtefan Fyle, me përgjigje tashmë të njohur: "Siç thamë pas sjelljes së aktvendimit nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ky aktvendim e nënvizon nevojën për zgjidhjen e çështjes bilaterale për emrin mes dy vendeve. Qëndrimi i Komisionit Evropian është i njëjtë. Ne e respektojmë procesin për zgjidhjen problemit në suaza të Kombeve të Bashkuara dhe i inkurajojmë të dy vendet të gjejnë zgjidhje sa është e mundur më shpejtë" theksoi Stano.

Në pyetjen shtesë nëse Komisioni, kryetari i saj Zhoze Manuel Baroso apo komisari Fyle janë të vetëdijshëm se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një numër të madh të çështjeve të hapura dhe nëse ato kanë instrument që të ndihmojnë në zgjidhjen e tyre, me qëllim që të sigurohet proces integrues i papenguar i këtyre vendeve, zëdhënësi i eurokomsiarit për zgjerim, në vend të përgjigjes, e përsëriti fjalinë e njëjtë "Siç thash më parë, Komisioni Evropian i inkurajon të dy vendet të gjejnë zgjidhje të përbashkët të papranueshme në suaza të negociatave nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara. Në lidhje me eurointegrimin e saj, është e qartë çfarë pritet nga ish Republika jugosllave e Maqedonisë të bëjë në këtë proces dhe nuk dëshiroj tani të sqaroj më tej " tha zëdhënësi Stano. (mia)

Publikuar: 01.08.2012 | 15:09
Lexuar: 754 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime