E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Theksoi se para një muaji e gjysmë kanë paralajmëruar se 54 ilaçe të reja do të jenë pa pagesë plotësuese nga firma gjegjësisht emra të mbrojtur, por që ndërkohë edhe firma të tjera i kanë ulur çmimet dhe tani ka 70 ilaçe të reja të cilat janë pa pagesë plotësuese.
70 ilaçe të reja me recetë pa pagesë shtesë









Hyjnë në fuqi çmimet e reja referente të ilaçeve

Prej sot hyjnë në fuqi çmimet e reja referente të ilaçeve të cilat janë në listën pozitive ose ilaçet me recetë. Shtatëdhjetë ilaçe të reja të cilët deri dje ishim me pagesë plotësuese. Madje 43 për qind nga të gjitha ilaçet të cilët ishin me recetë, ose madje 400 ilaçe prej sot janë pa pagesë shtesë të cilat ofrohen nga Fondi, që është përmirësim i madh në krahasim me periudhën e kaluar.

Këtë sot e deklaroi drejtoresha e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, Maja Parnarxhieva Zmejkova e cila theksoi se për herë të parë në Maqedoni ka numër rekord të ilaçeve pa pagesë plotësuese dhe sipas gjenerikës - madje 73 për qind e gjenerikëve të gjithë që janë në listën pozitive janë pa pagesë plotësuese.

Theksoi se para një muaji e gjysmë kanë paralajmëruar se 54 ilaçe të reja do të jenë pa pagesë plotësuese nga firma gjegjësisht emra të mbrojtur, por që ndërkohë edhe firma të tjera i kanë ulur çmimet dhe tani ka 70 ilaçe të reja të cilat janë pa pagesë plotësuese.

"Nëse merren parasysh ilaçet me pagesë plotësuese dhe nga 100 denarë, 85 për qind e ilaçeve sipas emrave mbrojtës gjegjësisht sipas firmave, në maqedoni ose janë pa pagesë plotësuese ose ajo kushton deri më 100 denarë", tha parnarxhieva Zmejkova, e cila sot u takua me kryetaren e sapozgjedhur të Odës farmaceutike të Maqedonisë Bistra Angellovska.

Ajo u falënderua për bashkëpunimin me shtëpitë farmaceutike për shkak se me negociata, me konkurrencë, siç theksoi, mundësohet që numri i ilaçeve pa pagesë plotësuese të rriten nga viti në vit.

Gjatë fundjavës në të gjitha mediat e shtypura Fondi do t'i publikojë ilaçet pa pagesë plotësuese sipas emrit mbrojtës që t'i informojmë qytetarët në mënyrën më të lirë, ndërsa megjithatë më efikase.

Kryetarja e Odës farmaceutike të Maqedonisë Angellovska deklaroi se në takim kanë biseduar në interes të farmacisë, pacientët dhe Fondit. Ajo shprehi kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm i Fondit dhe Odës farmaceutike dhe shfaqi shpresë se ajo do të thellohet në interes të cilësisë së shërbimeve ndaj të siguruarve, cilësisë së punës së farmaceutëve dhe sigurim të ilaçeve efikase dhe cilësore me çmim të volitshëm me qasje të caktuar nga ana e barnatoreve dhe Fondit.

Publikuar: 01.08.2012 | 15:13
Lexuar: 852 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime