E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për dallim nga Maqedonia ku kullotat jepen me koncesion, në Shqipëri, siç tha Valbona Ylli nga shoqata e Blegëtorëve LEA tashmë ka filluar procesi kur kullotat kalojnë në menaxhim të komunave dhe një gjë e tillë bëhet me qëllim që kullotat të jenë sa më të kapshme për blegtorët.
Maqedonia me 600 mijë hektar kullota









Maqedonia ka 600 mijë hektar kullota të cilat shfrytëzohen pothuajse 80 për qind. Por inferastruktura e keqe dhe paarritshmëria deri tek këto kullota sidomos në rajonin e Dibrës, Gostivarit dhe Tetovës, si dhe mungesa e vendeve ku bagëtia mund të pijnë ujë janë ende probleme kyçe sipas të të cilave shfrytëzimi i tyre vazhdon të mbetet joracional.

Kështu u konkludua gjatë takimit të fermerëve nga Maqedonia dhe Shqipëria. Sipas kryetarit të Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, Andrija Sekullovski nëse vendi dëshiron të shfrytëzojë në mënyrë efikase kullotat e ka patjetër që të mos i pyllëzojë të njejtat, të mirëmbahen dhe vazhdimisht të sigurohet ujë për pije për bagëtinë.

Për dallim nga Maqedonia ku kullotat jepen me koncesion, në Shqipëri, siç tha Valbona Ylli nga shoqata e Blegëtorëve LEA tashmë ka filluar procesi kur kullotat kalojnë në menaxhim të komunave dhe një gjë e tillë bëhet me qëllim që kullotat të jenë sa më të kapshme për blegtorët.

‘Ne vlerësojmë se në vendin tonë duhet më tepër të punohet në këtë fushë me qëllim që të ofrohen zgjidhje më adekuate dhe praktike me të cilat edhe ne si fermerë përballemi në përditshmërinë tonë. Për këtë qëllim organizojmë kështu takime me të vetmin qëllim që të shqyrtojmë problematikat e ngjashme të kësaj fushe dhe të ofrohen zgjidhje më cilësore’, tha Andrija Sekullovski, kryetar i Federatës së Fermerëve, Maqedoni.

‘Shoqata LEA është njëkohësisht edhe një aktore shumë e mirë e një rrjeti të shoqatave ballkanike që quhet BAN pjesë e së cilës është edhe Federata e Fermerëve të Maqedonisë kështu që në këtë kuadër në bashkëpunim me federatën, shoqata LEA solli një grup prej 25 fermerësh dhe spepcialistësh të fushave të ndryshme për të realozuar një vizitë në Maqedoni duke synuar që të trajtohet ose të vizitohen të gjitha pikat e asaj që quhet gjurmuekshmëri e prodhimit’, tha Valbona Ylli, Shoqata e blegëtorëve, LEA

Publikuar: 01.08.2012 | 16:13
Lexuar: 2149 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime