E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas tij, këtë vendim Qeveria e Maqedonisë e ka sjellë si masë reciprociteti ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila si masë të përkohshme mbrojtjeje kishte vendosur tatim doganor prej 35 për qind për çimenton që eksportohet nga Maqedonia.
Qeveria edhe një lehtësim doganor me Kosovën








Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për heqjen e masës së reciprocitetit me Kosovën, si masë e përkohshme mbrojtjeje me vendosjen e tatimit doganor shtesë për ujin dhe gypat e salduar që importohen nga Kosova në Maqedoni.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, i cili shtoi vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit me propozim të ministrit të Ekonomisë, Valon Saraçini.

Sipas tij, këtë vendim Qeveria e Maqedonisë e ka sjellë si masë reciprociteti ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila si masë të përkohshme mbrojtjeje kishte vendosur tatim doganor prej 35 për qind për çimenton që eksportohet nga Maqedonia.

"Ky vendim hyn në fuqi menjehër pasi që të publikohet në gazetën zyrtare. Shfuqizimi i vendimit për taksën doganore është në frymën e bashkëpunimit të mirë në mes dy vendeve, duke pasur parasysh se Kosova është partner i rëndësishëm ekonomikë i Maqedonisë . Gjithashtu vlen të theksohet edhe bashkëpunimi i mirë i dy ministrave të cilët bëjnë përpjekje për eliminimit e barrierave tregtare/doganore në mes dy vendeve", deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Publikuar: 01.08.2012 | 16:20
Lexuar: 878 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime