E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas musafirit, fjalën e mori edhe kryetari i FRI-së z. Fevzi Musliu i cili i përshëndeti mysafirët duke ju dëshiruar çaste të këndshme duke treguar edhe vlerën dhe respektin e mysafirit në traditat tona.
FRI shtroi iftar për musafirë nga regjioni i Trentos, Itali



Përveç bashkëpunimit të theksuar në vendin tonë, Forumi Rinor Islam, gëzon edhe përkrahjen dhe bashkëpunim të konsiderueshëm edhe jashtë vendit. Serioziteti dhe dëshira për zgjërimin e horizonteve dhe vizionit drejt të cilit synojmë ka bërë numri i bashkpunëtorëve, partnerëve dhe dashamirëve të jetë mjaftë i gjërë.

Kjo u dëshmua edhe gjatë këtij muaji të ramazanit. Mbrëmë në lokalet e Forumit Rinor Islam u pritën disa mysafirë nga Italia, konkretisht nga regjioni i Trentos, të cilit gjatë vizitës në Maqedoni, kishin shprehur dëshirën që të takohen me bartësit e FRI-së dhe të marrin pjesë në një aktivitet tonin.

Mirëpo, dëshira dhe respekti për dashamirët nga bëri që ne enkas për vizitën e tyre të organizojmë një iftar modest ku morën pjesë të gjithë delegacioni i miqve italian dhe disa nga anëtarët e FRI-së ku u shtrua një sofër me iftar tradicional, me çrast të pranishmit mbetën tejet të kënaqur.

Pas ngrënies së iftarit, përfaqësuesi i grupit nga Trento, Marko Oberosler shprehu mirënjohjen e FRI-së për nderin dhe respektin, por njëherit edhe përmendi faktin e bashkëpunimit korrekt mes Qendrës së Trentos dhe FRI-së duke uruar që ky bashkëpunim të organizohet edhe me aktivitete të përbashkëta mes këtyre dy subjekteve.

Ai tregoi qëllimin e vizitës duke treguar se në regjionin e tyre ka shumë kurbetçarë nga Maqedonia me të cilët edhe do të takohen gjatë ditëve në vazhdim, por edhe njoftimi me kultura dhe tradita të ndryshme që kultivohen në Ballkan.
FRI shtroi iftar për musafirë nga regjioni i Trentos, Itali

Ai njoftoi edhe të pranishmit tjerë se ky iftar nuk është i rastësishëm, por si vazhdë e takimeve paraprake që kanë pasur me FRI-në, si një organizatë shumë serioze.

Pas musafirit, fjalën e mori edhe kryetari i FRI-së z. Fevzi Musliu i cili i përshëndeti mysafirët duke ju dëshiruar çaste të këndshme duke treguar edhe vlerën dhe respektin e mysafirit në traditat tona.

Më pas ai bëri edhe një njoftim për agjërimin, duke treguar disa nga arsyet se pse agjërojnë muslimanët, cila është filozofia e agjërimit, çështja e iftarit, pastaj bëri edhe njoftimin për FRI-në, disa nga aktivitetet e kësaj organizate e kështu me radhë.

Ai i falënderoi mysafirët për vizitën duke u garantuar se dyert e tona janë gjithmonë të hapura për miq, por edhe për bashkëpunim me të gjitha ata me të cilët ndajnë dertet dhe hallet e njëjta.

Më pas fjalën e morën edhe disa nga të pranishmit dhe të pranishmet të cilët u drejtuan me pyetje dhe përshtypje nga ky takim.
Takimi mbaroi me një fotografi të përbashkët të të gjithë të pranishmëve, por edhe me shpresë që takimi i ardhshëm të jetë me një aktivitet të përbashkët të të dy subjekteve.

Publikuar: 01.08.2012 | 19:40
Lexuar: 799 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime