E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkencëtarët besojnë që kjo do të ndihmojë zhvillimin e trajtimeve dhe terapive të reja.
Më afër parandalimit të sëmundjes së Parkinsonit






Sëmundja e Parkinsonit është çrregullim degjenerativ i sistemit qendror nervor, i cili fatkeqësisht, është i pashërueshëm. Megjithatë, ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Johns Hopkins nga Baltimore në Maryland ka arritur që nga qelizat burimore të lëkurës të rrisë qelizat e trurit të cilat i shkatërron sëmundja.

Shkencëtarët besojnë që kjo do të ndihmojë zhvillimin e trajtimeve dhe terapive të reja.

Qelizat e tyre të rritura në laborator tashmë janë përdorur për testimin e efikasitetit të ilaçeve për sëmundjen e Parkinsonit të cilat janë në zhvillim. Ajo që është edhe më e rëndësishme është fakti që mundësia e testimit në laborator në masë të madhe mund të shpejtojë kërkimin e ilaçeve të reja për shërimin e kësaj sëmundjeje, përcjell Gizmodo.

“Hulumtimi ynë tregon që disa ilaçe, të cilat nuk e kanë kaluar fazën testuese, mund të funksionojnë nëse përdoren më herët dhe veçanërisht nëse sëmundja e Parkinsonit diagnostikohet para se të shfaqet dridhja dhe simptomat e tjera të kësaj sëmundjeje”, ka thënë Ted M. Dawson, anëtar i ekipit hulumtues.

Edhe pse shkencëtarët më herët kanë arritur të ndalin këtë sëmundje në minj, asnjë ilaç nuk ka pasur efekt të ngjashëm te njerëzit. Kjo tregon që kjo sëmundje funksionon në mënyrë të ndryshme te njerëzit në krahasim me kafshët.

Publikuar: 01.08.2012 | 19:55
Lexuar: 835 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime