E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për shkak të këtij dhe disa faktorëve të tjerë, gjetjet nuk do t’i bindin të gjithë se qelizat burimore të kancerit janë çelësi për gjetjen e trajtimeve më të fuqishme.
Publikohen studimet shpresëdhënëse për luftën kundër kancerit




Janë publikuar tri studime të reja të hulmutuesve amerikanë, belgë, britanikë dhe holandezë në përkrahje të një ideje të debatuar gjatë se: tumorët përmbajnë “vaskën” e tyre të qelizave burimore që mund të shumëzohen dhe të shkaktojnë rishfaqjen e kancerit, bën të ditur agjencia e lajmeve AP.

Nëse kjo është e vërtetë, shkenctarët do të duhej të gjejnë një mënyrë për t’i shkatërruar ato qeliza, përveç mënyrës se si ato sulmojnë tumorët.

Qelizat burimore në indet e shëndetshme njihen për mundësinë e tyre për të prodhuar çfarëdo lloji qelizash të tjera.

Hulumtimi i ri trajton qelizat burimore të kancerit në një mënyrë tjetër.

Disa hulumtues, por jo të gjithë, besojnë se ato fshihen si një pjesë e vazhdueshme e tumorëve.

Tri studimet e publikuara në internet në magazinën Nature dhe Science prezantojnë dëshmi për ekzistimin e qelizave burimore në tumorët origjinalë.

Mirëpo, hulumtimi mbështetet në eksperimentet me minjtë.

Për shkak të këtij dhe disa faktorëve të tjerë, gjetjet nuk do t’i bindin të gjithë se qelizat burimore të kancerit janë çelësi për gjetjen e trajtimeve më të fuqishme.

Por, hulumtuesi, Luis Parada, nga Qendra Mjekësore e Dallasit të Universitetit të Teksasit Jug-lindor, beson se ekipi i tij i ka rënë në gjurmë një zbulimi të rëndësishmëm.

Ai tha se ekipi i tij ka gjetur “armikun e vërtetë” për një lloj të tumorit në tru.

Në tri studimet e publikuara thuhet se janë përdorur teknika të klasifikuara për të gjetur origjinën e tumorëve të caktuar tek minjtë.

Studimet thuhet se i japin “një mbështetje të fuqishme” teorisë për qelizat burimore të kancerit.

Publikuar: 01.08.2012 | 21:39
Lexuar: 868 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime