E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë letër, Fyle ka vlerësuar reformat e ndërmarra deri më tani nga qeveria shqiptare, si dhe ka shprehur besimin e tij se ky progres do të vijojë dhe më tej.
Fyle: Vlerësoj angazhimin dhe rezultatet e arritura










Letra për Kryeministrin, Komisioneri për Zgjerimin vlerësime për reformat qeverisëse.

“Besoj se po të punohet mbi arritjet e deritanishme me të njëjtën frymë bashkëpunimi, dialogu dhe kompromisi që është treguar deri tani, kjo do të ndihmojë Shqipërinë për të avancuar drejt objektivit të saj kombëtar për integrimin në Europë”. Ky ishte mesazhi i përcjellë nga Komisioni për Zgjerimin Europian, Stefan Fyle, në letrën dërguar Kryeministrit, Sali Berisha.

Në këtë letër, Fyle ka vlerësuar reformat e ndërmarra deri më tani nga qeveria shqiptare, si dhe ka shprehur besimin e tij se ky progres do të vijojë dhe më tej.

“Besoj se ju personalisht, si kreu i qeverisë, do të vazhdoni punën tuaj të fokusuar dhe të frytshme për reformat, si dhe të vazhdoni të jeni i sinqertë dhe i aftë për të bërë kompromis në mënyrë që të arrihen rezultatet e kërkuara dhe të nevojshme në shtator. Sigurisht, që procesi i reformave duhet të vazhdojë edhe më pas, duke synuar në mënyrë të veçantë në implementimin e këtyre reformave”, shkruan Fyle në mesazhin për Kryeministrin Berisha.

Njëkohësisht, Komisioneri për Zgjerimin Europian në këtë letër garantoi mbështetjen e procesit integrues të vendit nga ana e Komisioni Europian.

“Më lejoni të përfundoj duke vlerësuar administratën shqiptare nën lidershipin e Ministrisë për Integrimin Europian për gatishmërinë, transparencën e shëndoshë dhe sinqeritetin, së bashku me Komitetin Parlamentar për Integrimin Europian, për angazhimin frytdhënës në konsultimet intensive me Komisionin Europian për procesin e reformave, dhe për rezultatet e arritura deri tani. Më lejoni gjithashtu të nënvizoj rëndësinë e dhënies së informacioneve për Shtetet Anëtare në Bashkimin Europian rreth avancimit të reformave në Shqipëri, meqë do të jenë ata që do të thonë fjalën e fundit për hapat e ardhshëm të rrugës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komisioni Europian do të vazhdojë të japë mbështetjen e tij të plotë për përpjekjet e Shqipërisë në procesin e reformave. Komisioni do të japë një vlerësim objektiv të progresit të Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, në Raportin e Progresit në muajin tetor”, citohej në letrën e Fyles.

Publikuar: 01.08.2012 | 23:24
Lexuar: 729 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime