E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kërkojmë që Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ta tërheq enciklopedinë skandaloze dhe të angazhojë ekspert shqiptarë në përpilimin e historisë së shqiptarëve të Maqedonisë, të kërkojë falje publike ndaj popullit , atij amerikan dhe britanik dhe menjëherë të distancohet nga qëndrimet e Bllazhe Llazhe Ristevskit duke i dënuar ato.”, deklaroi Adrijan Limani, përfaqësues i Zgjohu-t.
“Zgjohu” dhe subjektet shqiptare reaguan para Akademisė maqedonase
Bllazhe Llazhe, Manu çao, Bota e di, të mos gënjehemi, Bllazhe H1N1, Jemi këtu Den Baba Den. Me këto parulla Lëvizja Qytetare “ZGJOHU” e përkrahuar nga subjektet politike shqiptare, para ndërtesës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve maqedonase ka kërkuar tërheqjen e Enciklopedisë skandaloze me të cilën janë fyer të gjithë shqiptarët, pavarësishtë ku jetojnë.











“Zgjohu” ka paralajmëruar se nëse nuk tërhiqet enciklopedia do të ngris edhe padi penale ndaj ASHAM për nxitje të urrejtjes ndëretnike dhe shifje.

“Kërkojmë që Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ta tërheq enciklopedinë skandaloze dhe të angazhojë ekspert shqiptarë në përpilimin e historisë së shqiptarëve të Maqedonisë, të kërkojë falje publike ndaj popullit , atij amerikan dhe britanik dhe menjëherë të distancohet nga qëndrimet e Bllazhe Llazhe Ristevskit duke i dënuar ato.”, deklaroi Adrijan Limani, përfaqësues i Zgjohu-t.

Nisma e ZGJOHU-t u mbështet nga pothuajse të gjitha subjektet politike shqiptare. Xhevat Ademi e ka cilësuar enciklopedinë si skandaloze e cila rrezikon të marë përmasa të konfliktit rajonal.
“Të fyhen ndjenjat e bashkësisë së dytë më të madhe etnike në shtet është veprim o prej budallai o veprim i qëllimshëm. Ajo që duhet të ndodh, këshilli redaktuesë, këshilli botues i kësaj gënjeshtre të mbështjell me kopertinat e enciklopedisë, të ju kërkoj falje shqiptarëve dhe urgjentisht të tërhiqet ky botim skandaloz i cili rrezikon të merr përmasa të konfliktit rajonal, meqë as Akademia e Shqipërisë e as ajo e Prishtinës nuk do të rrinë indiferent ndaj këtij atentati të origjinës dhe autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre stërgjyshore këtu në Ballkan”, deklaroi Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

“Me vetë faktin që në këtë enciklopedi ka fyerje dhe ofendime të një kryetari të një partie politike siç është Ali Ahmeti, atëherë ne do të tejkalojmë inatet ditore dhe unë do të kisha thënë që Ali Ahmeti edhe pse jemi oponent partiak, por megjithatë është vëllai im, me vëllain mund të kesh kundërshtime, mund të kesh bindje të ndryshme politike por megjithatë nuk lejon dhe nuk toleron që një grup joformal që i ka rrënjët thellë në strategjitë e vjetra të ofendojë në atë mënyrë një pjesë të lavdishme të historisë shqiptare”, deklaroi Sulejman Rushiti, deputet i DR-së.

“Këtu kontestohet autoktonia e shqiptarëve, këtu kontestohet gjithçka që është histori e shqiptarëve dhe kjo që e ka bë Akademia e Shkencave jamë thellë i bindur se bazën e ka tek Memorandumi i Vaso Çubrilloviqit sepse shumica e antarëve të ASHAM-së janë të moshuar dhe mund të jenë nxënës apo studentë të Çubrilloviqit dhe pse mos të them kjo e rrezikon paqen dhe stabilitetin në Maqedoni, e rrezikon bashkëjetesën po e rrezikon edhe të qenurit të Maqedonisë si shtet”, u shpreh Hisni Shaqiri, kryetar i BDK-së.

Përveç padisë penale për shpifje dhe nxitjes së urrejtes ndëretnike, nëse nuk tërhiqet enciklopedia, nga Lëvizja Qytetare ZGJOHU paralajmërojnë se do të shqyrtojnë mundësinë edhe për themelim të Akademisë së Shqiptarëve të Maqedonisë, shkrimin e një enciklopedie të mirëfilltë nga akademia e shqiptarëve dhe organizimin e protestave masive.

Valmir Kuçi
“Zgjohu” dhe subjektet shqiptare reaguan para Akademisë maqedonase

Publikuar: 21.09.2009 | 08:24
Lexuar: 834 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime