E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekzistojnë shumë lloje lutjesh (duash) dhe veprash që është e dëshirueshme dhe e pëlqyeshme të bëhen netëve të muajit të bekuar të Ramazanit. Por ç'do të ishte e pëlqyeshme te bëhej natën e parë të tij?
Lutjet dhe veprimet e muajit të Ramazanit





Veprimet e dëshiruara e të pëlqyeshme natën e parë të Ramazanit.
Ekzistojnë shumë lloje lutjesh (duash) dhe veprash që është e dëshirueshme dhe e pëlqyeshme të bëhen netëve të muajit të bekuar të Ramazanit. Por ç'do të ishte e pëlqyeshme te bëhej natën e parë të tij?
Së pari: Pamja e hënes (që shënon fillimin e muajit të Ramazanit)

Së dyti: Leximi herë rradhazi sures EL-FATIHA sapo she hënen të dalë. Në këtë mënyrë synohet hapja atë natë e dyerve të rizikut (e të mirave që të ka caktuar Allahu).
Së treti: Të lutesh për gjërat më të preferuar që dëshiron të të plotësohet sapo sheh hënën; nëse nuk do të mundesh natën e parë të hënës atëherë gjate tre netëve.

Më poshtë po japim disa prej lutjeve të mundëshme:
Lutja e Profetit(S) kur shihte hënën e muajit të Ramazanit:
"O Zot! Na e trego atë neve duke na dhënë siguri, besim, paqe dhe qetësi, shëndet të plotë, rizk të gjerë dhe debim të sëmundjeve".

"O Zot! Na bëj të mundur agjerimin e tij deri në fund dhe leximin gjatë tij te Kuranit"
" O Zot! Na e dorëzo atë neve dhe na dorëzo neve tek ai"
Lutja e Aliut-Princit të Besimtarëve (a) kur shihte hënën e Ramazanit:
" O Zot! Të lutem të më japësh mirësitë e këtij muaji, dritën dhe shikimin e tij, bekimin, pastërtinë dhe rizkun e tij. Të përgjerohem për më të mirën që disponon ai tani dhe për më pas." " Ty të kërkojn ndihmë nga e keqja që mundet të më pllakos gjatë këtij muaji dhe pas tij".

" OZot! Sille atë nder ne me siguri dhe besim, me paqe dhe begati, me bekim e devotshmëri, me mbarësi përgjithshka don dhe të kënaq Ty".
Së katërti: Larja.
Së pesti: Leximi i lutjeve që lidhen me hyrjen e muajit të Ramazanit, siç janë lutjet që bënte Imam Bin El-Husein Zejnelabidini, paqa qoftë mbi të:

"O Zot! Beko Muhammedin dhe Familjen e tij. Na frymëzo neve të mësojmë nga hirësitë e tij në muajin e Ramazanit dhe të përkujtimin e shënjtërisë së tij, të qëndrimit larg gjërave që ke ndaluar. Nandihmo neve ta agjerojmë atë me të gjithë të afërmit, larg kundërshtimit e kundërvënies, larg largimit nga rruga jote, dhe që ta shfrytëzojmë atë në atë mënyrë që të shtojë kënaqësinë Tëndee, në atë mënyrë që me veshët tanë të mos dëgjojmë dërdëllitje e pallavra, që më sytë tanë të mos shikojmë lojra e qejfe, që të mos vendosim duart tona mbi gjëra të ndaluara, që të mos i vemë këmbët tona në vende të ndaluara, që barqet tona të mos njohin ushqimin tjetër, përveç atyre që na i ke bërë hallall, që gjuhet tona të mos nxjerrin asnjë fjalë veç fjalëve që ke thën Ti, që të mos angazhohemi për asgje veç asaj që na afron mirësinë Tënde, që të mos lidhemi mes asgjë veç asaj që na mbron nga ndëshkimi Yt. O Zot! Na shpëto prej hipokrizisë dhe hipokriteve, na shpë nga veshët përgjues. Ne nuk bëjmë asnjë shok përveç Teje dhe as synojmë dashurinë e ndonjë tjetri veç Teje".

Publikuar: 02.08.2012 | 14:08
Lexuar: 1909 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime