E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ivanov u përqëndrua edhe në Traktatin e Bukureshtit në Vitin 1913, kur, theksoi, Maqedonia dhe maqedonasit ishin të ndarë, ndërsa emri i Maqedonisë dhe gjuha maqedonase ishin mohuar dhe shtypur. Por, theksoi ai, nuk patën sukses ta mbyllin çështjen maqedonase.
Ivanov: Të bashkuar mund të krijojmë një Maqedoni evropiane


Edhe këtë herë jeni më Meçkin Kamen, në përkujtim të ilindenasve tanë - luftëtarëve të cilët luftuan për drejtësi dhe liri, luftëtarë për një ardhmëri më të mirë. Me falenderim të madh i përkujtojmë ilindenasit, Dellçevin, Gruevin, Karevin, Shatevin, Petrovin dhe Sandanskin. Me respekt të pafund i përkujtojmë pjesëmarrësit në Luftën antifashiste nacional çlirimtare për çlirimin e Maqedonisë. Brashnarovit, Pitus, Çentos, Çuçkovit, Agollit dhe shumë të tjerëve. I përkujtojmë edhe pjesëmarrësit e KAÇMK-së të cilët në vitin 1944 i vendosën themelet shtetit të Maqedonisë, por edhe të Ilindenit të tretë, atij më 8 Shtator të vitit 1991, kur përfundimisht u realizua ëndrra shumëshekullore e popullit të Maqedonisë për pavarësi, sovranitet dhe Maqedoni të pavarur.

Këtë e theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin në Meçkin Kamen në shënimin e 109 vjetorit nga Kryengritja e Ilindenit.

Ivanov u përqëndrua edhe në Traktatin e Bukureshtit në Vitin 1913, kur, theksoi, Maqedonia dhe maqedonasit ishin të ndarë, ndërsa emri i Maqedonisë dhe gjuha maqedonase ishin mohuar dhe shtypur. Por, theksoi ai, nuk patën sukses ta mbyllin çështjen maqedonase.

Përcaktimi strategjik i shoqërisë sonë multietnike, multigjuhësore dhe multireligjioze, theksoi ai, ka qenë, është dhe do të jetë anëtarësim fuqiplotë në NATO, si garancë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Republikës së Maqedonisë dhe anëtarësim në Bashkimin Ebropian si parakusht për paqe, zhvillim dhe përparim.

Ivanov është decid se qëllimin do ta arrijmë dhe nuk është pyetje nëse, por kur. Bëri thirrje që deri atëherë të mbetemi të përkushtuar në reformat, të vazhdojmë të jemi faktor për stabilitet në rajon, me politikë paqëdashëse të transparencës dhe fqinjësisë së mirë.

Sipas tij, mbetet edhe shumë punë dhe vetëm me forcat e tyre, tha, mund t'i realizojmë idealet, por, por vetëm nëse jemi të bashkuar dhe unik.

Ivanov apeloi që të ndërpritet me ndarjet ditore-politike, për shkak se, vlerësoi nëse sinqerisht fokusohemi në qëllimet strategjike, do të vazhdojmë në rrugën tonë e cila çon deri te qëllimi i cili i bashkon qytetarët e Republikës së Maqedonisë, pavarësisht nga përkatësia fetare, etnike apo politike.

Presidenti Ivanov nga Meçkin Kamen bëri thirrje që ta ndërtojmë një Maqedoninë të zhvilluar, të përparuar dhe shtet demokratik.

Publikuar: 02.08.2012 | 14:43
Lexuar: 757 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime