E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projektet që kanë përfunduar e që janë duke u realizuar me mjetet nga buxheti i shtetit si që është Sheshi “Skënderbeu” dhe të tjerë që presin fillimin si Zona ekonomike në Tetovë, Hidrosistemi për ujitje në fushën e Pollogut...
Sektori ekonomik i BDI-së vlerëson të arriturat








Sekretariati ekonomik i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka diskutuar dhe shqyrtuar zbatimin e programit zgjedhor të BDI-së, njëherësh pjesë e programit të Qeverisë.

Mbledhja është udhëhequr nga ministri i Ekonomisë Valon Saraçini ku u diskutuan të gjitha projektet që përfshihen në programin zgjedhor, projektet që kanë përfunduar e që janë duke u realizuar me mjetet nga buxheti i shtetit si që është Sheshi “Skënderbeu” dhe të tjerë që presin fillimin si Zona ekonomike në Tetovë, Hidrosistemi për ujitje në fushën e Pollogut...

Pastaj ndërtimi i stacionit për filtrimin e ujit në Gostivar, ndërtimi i rrugës Kërçovë-Dibër, rikonstruktimi dhe asfaltimi i disa rrugëve lokale dhe rajonale, ndërtimi dhe renovimi i shkollave fillore, ndërtimi i Shkollave të mesme në disa komuna shqiptare, rikonstruktimi i Teatrit shqiptarë në Shkup,ndërtimi i Urës në Saraj, si dhe shumë projekteve tjera.

"Sekretariati ekonomik në këtë mbledhje vlerësoi të arriturat e deritanishme dhe njëkohësisht konkludoi se duhet të vazhdojë jetësimi i platformës zgjedhore të partisë. Sekretariati konkludoi se duhet vazhduar bashkëpunimi në mes pushtetit qendror dhe atij lokal me qëllimtë realizimit të gjitha projekteve", thuhet në komunikatën e SE-së së BDI-së.

Publikuar: 02.08.2012 | 14:47
Lexuar: 1216 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime