E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Trajneri i niponeve Norio Sasaki mësohet se ka urdhëruar lojtaret e tij të luanin në mbrojtje në ndeshjen e fundit në grup ndaj Afrikës së Jugut, pavarsisht se kundërshtari ishte një prej më të dobtëve në këtë kompeticion.
Londër 2012, trukime në futbollin e femrave?







Manipulimi i ndeshjeve në Olimpiadë përhapet dhe në turneun olimpik të futbollit për femra, duke pasur për protagoniste skuadrën kampione të Botës Japoninë.

Trajneri i niponeve Norio Sasaki mësohet se ka urdhëruar lojtaret e tij të luanin në mbrojtje në ndeshjen e fundit në grup ndaj Afrikës së Jugut, pavarsisht se kundërshtari ishte një prej më të dobtëve në këtë kompeticion.

Rezultati final i takimit ishte surprizë teksa dy skuadrat barazuan 0-0 mes tyre, aq sa trajneri Sasaki në konferencë për shtyp u shpreh se ndjente keqardhje që skuadra e tij nuk arriti të shfaqë një lojë dinjitoze duke pranuar se nuk ishte një ndeshje e luajtur si zakonisht.

Vetë tekniku mori përsipër përgjegjsinë për këtë rezultat duke përjashtuar skuadrën e tij përfaqësuese. Në fakt aryseja që japonezet barazuan me qëllim takimin është për të evituar vendin e parë në grup, që do t’i detyronte të udhëtonin rreth 450 kilometra për të luajtur sfidën tjetër në Hampden Park të Gllazkout.

Në fakt zgjedhja e japonezeve është e pazakontë pasi në cerekfinale aziatiket do të përballen me Brazilin e Martës që është një prej pretendenteve për medaljen e artë, ndërsa nëse do të kishin përfunduar në vendin e parë do të sfidonin Francën që në letër është më e lehtë për t’u mundur.

Menjëherë pasi u ngritën dyshime për rezultatin e ndeshjeve të turneut olimpik për femra, Fifa i kërkoi komitetit olimpik ndërkombëtar të vëzhgojë me kujdes këtë cështje. Lidhur me këtë cështje reagoi dhe trajnerja e shteteve të bashkuara të Amerikës Pai Sundhage, e cila theksoi se është dicka e ulët të mos respektosh këtë kompeticion kaq të bukur.

Rasti i Japonisë në futbollin e femrave bëhet i ditur vetëm 24 orë pasi organizatorët përjashtuan nga olimpiada, tetë sportiste aziatike, mes të cilëve katër koreane, dy kineze dhe dy indoneziane, të cilat manipuluan takimet e turneut olimpik të badmintonit.

Publikuar: 02.08.2012 | 15:06
Lexuar: 888 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime