E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mediat në internet dje raportuan se Tottenhami kishte refuzuar për të nënshkruar me Sahin në formë huazimi, transferim që do të ishte pjesë e lëvizjes në kahe të kundërt të Luka Modric, por kjo nuk e ka penguar Arsene Wenger të shfaqë interesin në lojarin.
Arsenali në negociata me Sahin





Arsenali raportohet se është në negociata të avancuara me Real Madridin për huazim një sezonal të mesfushorit Nuri Sahin.

Mediat në internet dje raportuan se Tottenhami kishte refuzuar për të nënshkruar me Sahin në formë huazimi, transferim që do të ishte pjesë e lëvizjes në kahe të kundërt të Luka Modric, por kjo nuk e ka penguar Arsene Wenger të shfaqë interesin në lojarin.

Wenger e sheh Sahin si një shtesë të shfrytëzueshme në ekip për të luajtur si mesfushor depërtues, pasi mësoi se Jack Wilshere do të mungojë në tre muajt e parë të sezonit të ri.

Sahin iu bashkua Reali nga Borussia Dortmund sezonin e kaluar për një marrëveshje prej 10 milionë eurosh, por ka dështuar të gjejë formën dhe bëri vetëm katër paraqitje sezonin e kaluar për kampionët e Spanjës.

Arsenali dëshiron të arrijë një marrëveshje për ta bërë të përhershëm transferimin e tij në fund të sezonit të ardhshëm, por Real Madridi nuk heq dorë nga shuma prej 20 milionë paund për lojtarin.

Publikuar: 02.08.2012 | 15:42
Lexuar: 677 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime